Gjaku vetjak, terapia për një rini të përhershme?!

Shumë herët që në kohët e vjetra njerëzit kanë përdorur gjakun si ushqim të tyre dhe më pas nga mitologjia apo edhe besytnitë e ndryshme është besuar se pirja e gjakut do të ndihmonte organizmin që të rigjenerohej, të shërohej nga sëmundje të ndryshme apo edhe të rinohej.

fytyra e bukur
Ardiana Sinani, mjeke dermatologe pranë Spitalit të Traumës, shpjegon për lexuesin e gazetës “Shëndet+” se përdorimi i gjakut si terapi mjekësore është njohur që në kohët e vjetra, ndërkohë që sot po gjen një përdorim të gjerë në fushën e dermatologjisë. Në këtë fushë po përdoret për arritjen e rigjenerimit të lëkurës, eleminimin e rrudhave, trajtimin e akneve, trajtimin e çikatriçeve, rënien e flokëve në trajtë vatrash (alopecia areata) dhe rënien difuse të flokëve.

Dermatologia thekson se kjo terapi duhet aplikuar nga një personel i specializuar mjekësor (mjekë dermatolog, kirurg plastik) sepse kërkon njohuri mjekësore dhe kushte sterile në përgatitjen e saj.

Kur ka nisur përdorimi i gjakut si terapi mjekësore?

Përdorimi i gjakut si terapi mjekësore është njohur që në kohët e vjetra. Mjekët popullorë e përdornin gjakun si terapi mjekësore duke e injektuar nën lëkurë, në zonat e infektuara të lëkurës apo edhe në ato pjesë të trupit ku kishte dhimbje. Është përdorur vetëm si terapi autologe, që do të thotë se injektohej gjaku i vetë personit dhe shumë herë rezultati ka qenë pozitiv. Në atë kohë nuk dinin t’i jepnin shpjegim shkencor metodës, kurse sot e shpjeguar shkencërisht kjo metodë po përdoret gjithmonë edhe më shumë si terapi rigjeneruese në dermatologji, gjithashtu edhe në fusha të tjera mjekësore.

Cili është qëllimi i përdorimit të kësaj terapie në dermatologji?

E quajtur ndryshe terapi stimuluese (në rastin konkret duke përdorur gjakun e vetë pacientit) në dermatologji ka për qëllim të shtojë fuqitë mbrojtëse, shëruese dhe rigjeneruese, duke aktivizuar protoplazmën, duke përdorur lëndë vetjake siç është gjaku i vetë pacientit. Me anën e terapisë stimuluese shtohet metabolizmi, rriten aktivitetet rigjeneruese, duke çuar kështu në rigjenerimin e lëkurës. Gjithmonë e më shumë kjo metodë po përdoret në fushën e dermatologjisë për arritjen e rigjenerimit të lëkurës, eleminimin e rrudhave, trajtimin e akneve, trajtimin e çikatriçeve, rënien e flokëve në trajtë vatrash (alopecia areata) dhe rënien difuse të flokëve.

meshkuj flokeA aplikohet kjo metodë trajtimi në Shqipëri dhe sa efektive është?

Sot kjo metodë trajtimi aplikohet edhe në vendin tonë në klinika të specializuara mjekësore. Nga eksperienca ime 2-vjeçare në aplikimin e kësaj terapie rezultatet kanë qenë shumë të kënaqshme nga ana e vetë pacienteve si në përmirësimin dukshëm të akneve, në trajtimin e rënies së flokëve dhe në rigjenerimin e lëkurës së fytyrës.

Terapia me plazmë të pasuruar në trombocite (pllakëza gjaku)

Gjaku përbëhet nga rreth 93% qeliza të kuqe të gjakut (RBC), 1% qelizat e bardha të gjakut (ËBC) dhe 6% trombocite, të gjitha të pezulluara në plazëm. Në terapinë me plazëm merret rreth 20-60 ml gjak nga pacienti dhe centrifugohet. Pas centrifugimit, ajo që përfitohet është plazëm dhe masë eritrocitare (qeliza të kuqe të gjakut).

Në plazmën e përgatitur përqendrimi i rruazave të kuqe ulet në 5 %, por ato janë pak të dobishme në procesin e shërimit, ndërsa përqendrimi i trombociteve rritet në 94%. Kjo çon në një plazëm super të pasur në trombocite, në një përqindje shumë më të lartë se sa do të gjendej në përqendrimet normale të gjakut, përkatësisht 1.000.000 trombocitet/ml të plazmës. Plazma e pasuruar në trombocite është “autologe”, që do të thotë se ajo vjen nga trupi i vetë pacientit.

Trombocitet njihen si përbërësit e sistemit të koagulimit të gjakut. Kur dëmtohet një enë gjaku dhe shkaktohet gjakderdhje, trombocitet aktivizohen dhe ndihmojnë mpiksjen gjakut. Përveç kësaj, çdo trombocit është gjithashtu një depo biokimike e rregullator, sinjalizues i faktorëve të rritjes që marrin pjesë në shërimin dhe rigjenerimin e indeve në përgjigje të lëndimit.

Cilat janë patologjitë ku përdoret terapia me plazëm?

Patologjitë janë:

  • Ulcerat e këmbëve si rezultat i insuficienës venoze dhe arteriale.
  • Ulcerat diabetike.
  • Plagët nga djegiet.
  • Plagë nga trauma të ndryshme apo plagë kirugjikale.
  • Çikatriçet në lëkurë.
Ardiana Sinani

Ardiana Sinani, dermatologe

Po në rigjenerimin e fytyrës?

Në rigjenerimin e fytyrës injeksionet me plazëm trajtojnë rrudhat, dëmtimet dhe plakjen e fytyrës nga dielli, eliminimin e njollave në fytyrë.

Trajtimi me plazëm ështe imunologjikisht neutral dhe nuk përbën rrezik për mbindjeshmëri apo për alergji.

Studimet e rasteve të kryera në një numër vendesh kanë treguar gjithashtu se për pacientët që mund të kenë rrudha të moderuara për shkak të ekspozimit ndaj diellit dhe/ose thjesht për shkak të moshës përfitojnë nga trajtimi me plazëm.

Cila janë zonat që mund të trajtohen me plazëm?

Zonat që trajtohen zakonisht me plazëm janë: rreth syve, rrudhat në fytyrë, qafa, duart, strijet pas shtatzanisë.

Kush mund ta bëjë aplikimin e kësaj terapie?

Ajo duhet aplikuar nga një personel i specializuar mjekësor (mjek dermatolog, kirurg plastik) sepse kërkon njohuri mjekësore dhe kushte sterile në përgatitjen e saj.

Plazmoterapia e kombinuar me terapi të tjera si mesoterapia (injektimi në fytyre i koktejeve vitaminike), aplikimi i piling terapisë dhe aplikimi i lazerave jo ablativ, rrit jashtëzakonisht shumë rigjenerimin dhe çon në atë që të gjithë e kërkojnë: rininë e përhershme.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer