Nga mjeku Viktor Qereshniku
Tumori i prostatës është zakonisht një tumor që progreson ngadalë. Për këtë janë dhënë informacione nga një studim i publikuar në JAMA ( the Journal of the American Medical Association ). Meshkujt me gradë të ulët të tumorit të prostatës (Gleason me pikë nga 2-4 ) kanë progresion të ngadaltë të tumorit
dhe mbijetesa është e mirë. E kundërta ndodh kur tipi i tumorit vlerësohet në Gleason 8-10.
Cilat janë format e trajtimit të kancerit të prostatës?
– Ndjekja e rastit dhe pritja me kontrolle periodike
– Terapia hormonale
– Radioterapia
– Prostatektomia radikale
– Brachiterapia
– Kriokirurgjia
Sigurisht që metoda e trajtimit do të përcaktohet nga specialisti i onkologjise urologjike, duke u bazuar në vlerësimin e hollësishëm të gjendjes dhe moshës së pacientit si edhe të stadit të zhvillimit të tumorit. Secila metodë trajtimi ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Në fund të fundit është një metodë trajtimi invazive.
Terapia hormonale: kanceri i prostatës rritet në vartësi nga hormoni i testosteronit që prodhohet nga testikujt si edhe nga gjendra mbiveshkore ( suprarenale ). Prodhimi i këtij hormoni mund të ndërpritet në dy mënyra.
1. Me anë të një ndërhyrje orchiectomia (heqjes se testikujve ).
2. Por hormoni i testosteronit mund të ndërpritet edhe me përdorimin e medikamenteve si leuprorelide apo dhe goserelin, të cilët frenojnë gjendrën e hipofizes dhe kështu bëjnë që të zvogëlohet prodhimi i hormonit nga testikujt. Kjo terapi zakonisht është e rezervuar për tumoret me metastaza.
Medikamente të tjera që përdoren për bllokimin androgenik janë :
– Casodex ( bicalutamide )
– Cyproterone acetat
– Eulexin ( flutamide )
– Lutenizing Hormone Releasing Hormone ( LHRU, leuprolide/Zoladex-goserelin ).
Për të konkluduar shikojmë se për adenokarcinomën e prostatës ka shumë variante
– Preventive
– Diagnostike
– Kurative invazive
– Kurative medikale, etj.
Për këtë arsye duhet të citojmë thënien e urologëve që “Meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostatës”.
Për të vërtetuar këtë, mund të kujtojmë figura të shquara të artit evropian të cilët janë prononcuar vetë që janë trajtuar për kancer të prostatës dhe që aktualisht janë fare mire dhe zhvillojnë jetë aktive artistike.
