Cilat janë përfitimet shëndetësore nga përdorimi i lëkurës së limonit?

Lëngu dhe tuli i limonit përdoren më së shumti për qëllime të ndryshme, ndërsa lëkura e tij ka tendencën të hidhet dhe mos përdoret.

Megjithatë, studimet kanë përcaktuar se lëkura e limonit është e pasur me komponime bioaktive që mund të ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.

Mëposhtë janë të listuara disa nga përfitimet e mundshme të lekurës së limonit:

Vlera të larta ushqyese: Lëkura e limonit përmban një sasi të lartë të fibrave dhe vitaminës C, si dhe sasi të vogla të kalciumit, kaliumit dhe magnezit. D-limonene, një përbërës që i jep limonit aromën e tij karakteristike, gjendet gjithashtu në lëkurë dhe është përgjegjës për shumë nga përfitimet shëndetësore të këtij fruti.

Përmirëson shëndetin oral: Lëkura e limonit ka veti antibakteriale që mund të ndalojnë rritjen e mikroorganizmave përgjegjës për sëmundjet e gojës.

Përmban sasi të lartë antioksidantësh: Lëkura e limonit përmban disa antioksidantë, duke përfshirë D-limonenin dhe vitaminën C, që ju mbrojnë sistemin imunitar dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Mund të forcojë sistemin tuaj imunitar: Lëkura e limonit përmban flavonoidet dhe vitamina C, të cilat mund të stimulojnë sistemin imunitar të trupit për të mbrojtur shëndetin.

Mund të mbrojë shëndetin e zemrës: Flavonoidet, vitaminat C dhe pektina në lëkurën e limonit mund të nxisin shëndetin e zemrës duke uljen e niveleve të kolesterolit në gjak dhe faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet e zemrës./ HealthLine

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve