Pediatria, fëmijët presin në radhë, ndërsa krevatët rrinë bosh

Pediatria Urgjenca QSUTJemi futur në sezonin kur virozat e stinës janë në kulmin e tyre. Kjo ka bërë që në dyert e urgjencës së Pediatrisë të trokasin çdo ditë me dhjetëra prindër të shqetësuar për gjendjen e fëmijëve të tyre. Fluksi i madh dhe pritja në këmbë me të vegjlit e tyre në krahë është një lodhje e madhe për nënat.

Brenda në urgjencë ka shtretër të cilët rrinë bosh (shiko foton) e megjithatë prindërit vazhdojnë të mbajnë fëmijët në krahë ndërsa presin, teksa nuk lejohen nga stafi që t’i shtrijnë aty fëmijët dhe më pas doktori të vijë t’i vizitojë. Kjo ndoshta do të ishte një zgjidhje e mirë për të lehtësuar situatën edhe për nënat, por edhe për vetë fëmijët, që duke u nisur edhe nga mosha dhe nga sëmundja, nuk kanë rehati ndërsa presin me orë.

Pediatria krevatet QSUTE pyetur nga “Shëndet+”, një nga infermeret e stafit thotë se shtretërit janë për fëmijët që kanë nevojë për serume apo për shtrim, dhe jo për ata që vijnë për urgjenca e konsultë. Sado absurde mund të duket një shpjegim i tillë, prindërit vazhdojnë të qëndrojnë në radhë me fëmijët në krahë, teksa jo pak prej këtyre të fundit temperatura u ka shkuar mbi 40.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij