Studimi: Ndryshimet klimatike mund të përkeqësojnë sezonin e polenit

Ndryshimet klimatike e kanë bërë tashmë sezonin e alergjive më të gjatë dhe numrin e polenit më të lartë, i cili do të vazhdojë të rritet më shumë në vitet e ardhshme, sipas një studimi të ri të botuar në revistën “Nature Communications”.

Sezoni i polenit mund të fillojë 10-40 ditë më herët dhe të zgjasë 5-20 ditë më shumë, me nivele të polenit që mund të trefishohen në disa vende nëse emetimet e karbonit nuk frenohen, zbuluan studiuesit.

Moti më i ngrohtë lejon që bimët të fillojnë të lulëzojnë më herët dhe të vazhdojnë të lulëzojnë më vonë gjatë sezonit, ndërsa dioksidi i karbonit në ajër nga djegia e lëndëve djegëse si qymyri, benzina dhe gazi natyror i ndihmon bimët të prodhojnë më shumë polen, thotë një nga studiuesit Allison Steiner.

Sezoni i alergjive tashmë është përkeqësuar në dekadat e fundit, raportojn ekspertët duke thekuar se sezoni i polenit fillonte në mes të marsit dhe tani shpesh fillon në mes të shkurtit si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Këtu janë këshillat e tyre për të ndihmuar në zbutjen e simptomave tuaja gjatë një sezoni të zgjatur të alergjive, pavarësisht nëse jeni alergjik ndaj polenit ose keni astmë që shkaktohet nga poleni.

  1. Përpiquni të minimizoni kohën jashtë kur numri i polenit është i lartë, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, kur të dy mjekët thonë se numri i polenit është më i lartë.
  2. Mbani dritaret tuaja të mbyllura në makinë dhe në shtëpi për të shmangur hyrjen e polenit.
  3. Hiqni veshjet e jashtme (poleni mund të ngjitet në të) sapo të jeni brenda.
  4. Bëni dush për të hequr polenin nga trupi juaj, pasi mund të ngjitet edhe në flokët dhe qerpikët tuaj.
  5. Maskat kundër pluhurit mund të ndihmojnë në reduktimin e ekspozimit ndaj grimcave të vogla si poleni./ WebMD

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Ushqimet që ju ndihmojnë të shmangni alergjitë e pranverës
Alergjia ndaj polenit-si të përshtatemi ndaj ndryshimeve
Cilat janë simptomat e alergjisë ndaj qumështit dhe si ta dallojmë atë nga intoleranca ndaj laktozës
Çfarë është një alergji nga dielli?
Çfarë është Dermatiti atopik (ekzema), shenjat dhe kujdesi që duhet të tregojmë
Shenjat e alergjisë ushqimore
Kurat popullore për shmangien e alergjive të syrit
Teshtima dhe kruajtje? Ushqimet që mund të lehtësojnë simptomat tuaja të alergjisë