Në dimër ia vlen edhe një sallatë me portokalle. Lexoni më poshtë një recetë nga kuzhina italiane.
2 qepë të bardha, limon, dy portokall, kopër, 50 gr bajame të qëruara, 3 lugë vaj ulliri, rigon i thatë, kripë
Përgatitja
Qërohen qepët dhe priten shumë hollë. U hidhet pak kripë, rigon, lëng limoni dhe një lugë vaj ulliri. Lihen të marinohen për një orë.
Qërohen portokallet dhe priten në gjysmë feta; pritet kopra; piqen bajamet dhe lihen të ftohen dhe më pas priten në copa.
Përzihen qepët me koprën duke i shtuar dhe dy lugë vaj ulliri; vihen në qendër të pjatës dhe rrethohen me fetat e portokalleve; spërkaten me majdanoz të copëtuar, me bajamet e prera, si dhe me rigon.
Vlerat ushqimore për çdo racion: 4g proteina, 15g yndyrna (nga të cilat 1,7 të ngopura), 11 g karbohidrate, 192 kcal./ Corriere della Sera


