Rozmarina, bima që përmirëson kujtesën dhe ankthin

Antioksiduesit e acidit të rozmarinës në masë të madhe mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë shfaqjen e sëmundjes së Alzhajmerit, dhe sipas eksperteve italiane, edhe mund ta shërojnë atë.

Rozmarina është një bimë që përdoret në kuzhinë. Me kalimin e viteve është vërtetuar se rozmarina mund të përdoret si ilaç shtëpiak për shumë probleme shëndetësore. Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Kjo edhe është arsyeja pse gjatë kohërave të lashta ajo vendosej nën jastëk. Studimet kanë vërtetuar se rozmarina është e pasur me shumë acide natyrale, që luftojnë radikalët e lirë që e dëmtojnë trurin dhe njëkohësisht kujtesën.

Ekzistojnë shumë studime, të cilat tregojnë se rozmarina ka shumë efekte shëruese, sidomos në përmirësimin e kujtesës. Sipas Dr. Mark Moss rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është i vërtetë duke u bazuar në studime dhe hulumtime që lidhen me këtë çështje.

Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyre të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë sugjerohet të përdoret përmes aromaterapisë. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shampos me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës.

Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, ajo ka dhe një sërë benefitesh në organizëm duke lehtësuar frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin.

Postime të ngjashme

Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm