Spondiliartroza, shkaqet dhe simptomat

Endrit Mone, fizioterapist në Spitalin Universitar të Traumës

Artroza vertebrale ose, ashtu siç njihet nga të gjithë, spondiliartroza është një patologji e karakterizuar nga një degjenerim i artikulacioneve të kolonës vertebrale. Kjo do të thotë se problemet më të shpeshta i ndjejmë në zonën e qafës (cervikale) ose në zonën e fundshpinës (lumbare).

spondiliartrozaKush është më i prirur për t’u prekur nga kjo sëmundje?

Subjektet më të rrezikuara nga spondiliartroza janë personat në moshë të madhe ose personat që bëjnë punë të rënda. Këta persona kanë pozicione të detyruara dhe të gabuara gjatë punës.

Cilat janë simptomat e spondiliartrozës?

Simptomat ose shenjat më të shpeshta që hasim kur jemi të prekur nga ky degjenerim, janë:

-dhimbje qafe

-dhimbje në shpine

-ndjenja e ‘miza-miza’ te duart, këmbët ose krahët

-humbja e ndjeshmërisë

-ngurtësim të artikulacioneve

-Ndonjëherë ndeshemi edhe me zhurma ose kërcitje kur lëvizim qafën ose artikulacionet e tjera.

Cilat janë shkaqet e spondiliartrozës?

Shkaqet më të shpeshta lidhen me sforcot e mëdha gjatë ditës. Pozicion i gabuar dhe i detyruar shpeshherë. Gjithashtu shkak mund të jetë edhe një traumë e pësuar.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës