Si trajtohet spondiliartroza?

Nga mjeku Endrit Mone, fizioterapist në Spitalin e Traumës

Nuk ka një kurë standarde për të shëruar ose përmirësuar dhimbjet që shkakton kjo patologji degjenerative. Por, me një diagnozë të vendosur herët dhe me një spondiliartrozaprogram trajtimi mund të arrijmë rezultate të kënaqshme për të kryer një jetë të qetë, pa dhimbje.

Trajtimet të cilat përdoren më shumë janë ato të terapisë fizike, fizioterapisë dhe trajtimi me barna. Shumë rrallë kërkohet edhe ndërhyrja kirurgjikale.

Çfarë barnash përdoren për këto raste?

Trajtimi me barna nga ana e mjekut bëhet në ato raste ku dhimbjet janë të pranishme. Antiinflamatorët (AINS) gjejnë një përdorim të gjerë, si: ibuprofen, ku disa pacientë gjejnë ‘shpëtim’ në dhimbjet e qafës ose të shpinës. Gjithashtu, miorelaksantët edhe analgjezikët përdoren shumë në të tilla raste, po ashtu siç disa pacientë e gjejnë veten te përdorimi i temperaturave, të ngrohta apo të ftohta.

Cili është roli i fizioterapistit?

Shumë pacientë i drejtohen fizioterapisë si shpëtimi i vetëm nga këto dhimbje të vazhdueshme, kronike, të parehatshme. Fizioterapia aplikohet dhe është mjaft efikase në dhimbjet e qafës dhe të shpinës. Ajo përqendrohet më shumë në zgjatjen muskulare dhe riforcimin muskular.

Dhimbjet e krijuara nga puna e rëndë e kryer ose nga një qëndrim i tejzgjatur në të njëjtin pozicion nuk bëjnë gjë tjetër veç shtypjes së vertebrave duke dëmtuar zonën përreth duke krijuar edhe kontraktime muskulare.

Fizioterapistët mund t’ju mësojnë disa lëvizje specifike, të cilat mund t’i kryeni edhe gjatë orarit të lodhshëm të punës. Ulja e pragut të dhimbjes dhe kthimi në funksionalitet të artikulacionit mund të jenë shumë efikase nëse paraqiteni sa më shpejt te fizioterapisti. Sigurisht, duhet të kuptohet që fizioterapisti është një hallkë që vjen pas konsultës me ortopedin.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore