Tavë me mollë dhe tërshërë

Viti i Ri është koha kur mund të bëni prova të ndryshme në gatimin tuaj. Mund të provoni një lloj tavë me mollë e tërshërë.

Tave me molle dhe tershere1Tave me molle dhe tershere2Tave me molle dhe tershere3Tave me molle dhe tershere4Tave me molle dhe tershere5Tave me molle dhe tersherePër 6 persona

  • Përgatitja: 10 minuta
  • Pjekja: 40 minuta

Përbërësit

  • 2 filxhan tërshërë
  • 200 g sheqer kaf
  • 1 filxhan arra
  • gjysmë filxhani rrush i thatë
  • 1 lugë e vogël “pluhur pjekës”
  • 2 lugë të vogla kanellë
  • Pak kripë
  • 2 vezë të mëdha
  • 2 filxhan qumësht
  • 1 lugë e vogël vanilje
  • 4 lugë gjalp pa kripë, i shkrirë
  • 2 mollë të ëmbla, të qëruara, të prera në kubikë

Përgatitja

Nxeheni sobën me 180 gradë. Lyejeni tepsinë me gjalp

Në një tas të mesëm hidhni tërshërën, sheqerin, arrat, rrushin e thatë, pluhurin pjekës, kanellën dhe kripën. Përziejini mirë.

Në një tjetër tas rrihni vezët, më pas shtoni qumështin dhe vaniljen duke i përzier mirë derisa të bëhet një masë e tërë.

Bashkojeni përzierjen e qumështit me përzierjen e tërshërës, si dhe me gjalpin e shkrirë.

Në tepsi hidhni mollët si një shtresë e fundit. Më pas hidhni gjithë masën tjetër mbi të. Në fund spërkateni me arra. Piqeni për 40-45 minuta derisa pjesa e sipërme të marrë një ngjyrë të artë. Shërbejeni të ngrohtë në temperaturën e dhomës.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin