Diabetikët, ç’duhet të kenë kujdes për Vitin e Ri

  1. Produktet shtazore, si: mish viçi, gjel deti, mish gici etj të cilat duhet të jenë gatuar në mënyrë të lehtë si në skarë, në furrë ose të ziera. Të gatuara Tavolina 2thjesht pa shumë përbërës tjetër që do të shtojnë sasinë kalorike, por edhe të yndyrës shtazore, si pana, djathra etj. Gjithashtu, rekomandohet të përdoret vetëm vaj ulliri për gatim.
  2. Pjata shoqëruese, si: patate, oriz, makarona, byrek, bukë etj. Është mirë të zëvendësojnë orizin e zakonshëm me atë integral, bukën e bardhë me atë që ka më shumë krunde (integrale), makaronat me ato me ngjyrë më të errët që janë bërë me miell me krunde (integrale), si dhe çdo produkt me miell të zëvendësohet me miell integrale. Kujdes! Kjo nuk do të thotë se duhet ta teprojmë në sasi!
  3. Sasia! Është e domosdoshme të merren disa masa për të mos e tepruar gjatë ditëve festive! Është shumë e rëndësishme që një person me diabet të konsumojë tre vaktet kryesore dhe dy mesvaktet, ashtu si këshillohet gjithmonë! Mendimi që të evitojë një vakt, pasi do e teprojë në një vakt më vonë, është shumë gabim. Është shumë e rëndësishme gjithashtu të konsumojë mjaft ujë gjatë ditës si të kemi më shumë lëvizje për të normalizuar nivelin e glicemisë.
  4. Ëmbëlsira! Për të konsumuar ëmbëlsirë, është shumë e rëndësishme të kemi kujdes në sasinë e karbohidrateve që do të marrim në një vakt! Për shembull, konsumojmë më pak bukë, patate, oriz, makarona ose brumra të tjera për të konsumuar një ëmbëlsirë në fund. Bakllavaja, që është edhe ëmbëlsira jonë tradicionale për Vitin e Ri, në fakt, është shumë e pasur me karbohidrate ndaj duhet të bëjmë kujdes të mos e teprojmë në sasinë! Gjithashtu, është më mirë që ëmbëlsirën një person me diabet ta konsumojë gjatë ditës, dhe jo në darkë!

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras