Studimi shumëvjeçar zbulon një substancë me veti kundër plakjes

Taurina, një aminoacid i përdorur shpesh nga personat që merren me bodybuilding dhe që shtohet në pijet energjike ose sportive, mund të jetë një “eliksir i jetës”, sipas autorit të një studimi të ri – të paktën kur bëhet fjalë për zgjatjen e shëndetit dhe jetëgjatësisë së krimbave, minjve dhe majmunëve.

A do të jetë i dobishëm – apo potencialisht i dëmshëm – te njerëzit? Askush nuk e di, ndaj për momentin kursejini paratë, thonë ekspertët.

Minjtë femra të moshës së mesme të ushqyer me nivele të larta taurine jetuan mesatarisht 12% më gjatë sesa minjtë që nuk merrnin taurinë, ndërsa minjtë meshkuj rreth 10% më gjatë, tha autori kryesor i studimit Vijay Yadav, asistent profesor i gjenetikës dhe zhvillimit në Columbia University.

I konsideruar si një aminoacid jo thelbësor, taurina ekziston në tru, retinë dhe pothuajse çdo ind muskulor dhe organ në trup. Studimet kanë zbuluar se mund të jetë anti-inflamatore, por potencialisht e dëmshme për trurin në zhvillim të adoleshentëve. Mungesa e taurinës është e lidhur me dëmtimin e zemrës, veshkave dhe retinës.

“Këto studime në disa specie tregojnë se sasia e taurinës bie me kalimin e moshës dhe shtimi i niveleve të saj i bën kafshët të jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm,” tha Yadav. “Në fund të ditës, këto të dhëna duhet të jenë të rëndësishme për njerëzit.”

Por krimbat, minjtë dhe majmunët nuk janë njerëz dhe shkenca nuk e ka vërtetuar ende efektin e saj te njerëzit.

Procesi i plakjes është shumë kompleks, me shumë procese biokimike dhe inde që ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Për të ngadalësuar këtë proces duhet të kombinohen shumë faktorë në trup, stërvitja dhe ushqimi së bashku me zhvillimin e ilaçeve.

 

Burimi: CNN

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë