Mbrojtja e lëkurës gjatë dimrit

Nga Ardiana Sinani, dermatologe

Në ditët e acarta e shumë të ftohta duhen mbajtur doreza dhe çorape të ngrohta, sepse kapilarët periferikë në lëkurën e duarve dhe këmbëve pësojnë spazma fytyra dimerdhe ngushtohen, duke mos lejuar qarkullimin normal të gjakut, që njërin nga funksionet ka edhe të ngrohë lëkurën. Në këtë rast shfaqet morthi, i cili shkakton skuqje, enjtje dhe kruajtje të lëkurës së gishtërinjve të duarve dhe këmbëve.

Mos harroni të mbani një kapele apo kapuç, sepse ata mbrojnë flokët nga të ftohtët që përgjithësisht i than dhe i bën të brishtë. Përdorimi i kremrave zbutës gjatë larjes do t’i ndihmojë shumë që të mos thahen.

Përdorimi i një shalli do të mbrojë shumë lëkurën e qafës nga të ftohtit. Rekomandohen shalle me përmbajtje pambuku për të mos e acaruar lëkurën e qafës. Gjithashtu, mos harroni të vendosni krem në qafë sa herë e përdorni atë edhe në fytyrë.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer