Dosja e “Sterilizimit”/ Thellohet skandali, SPAK: Rjepaj përdori të dhëna të rreme në studimin e fizibilitetit, ia dërgoi koncesionari, ‘i shiti’ si mendim të shefave të kirurgjisë

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit. Sipas News24, ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj përdori në studimin e fizibilitetit të dhënat e kompanisë që fitoi koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro, duke i pasqyruar si mendim të shefave të shërbimeve të kirurgjisë.

SPAK thotë se një fakt të tillë e zbuloi përmes këqyrjes së e-mailit të doktor Orion Gliozhenit, i cili gjatë marrjes në pyetje deklaroi se listën me setet kirurgjikale ia kishte dërguar sekretarja e tij e cila e ka marrë nga sekretarja e zv.ministrit Klodian Rjepaj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme nga verifikimet e komunikimeve me e-mail rezultoi se e-maili ishte nisur nga Rjepaj të sekretarja e tij dhe kjo e fundit e ka shpërndarë për shefat e shërbimit të kirurgjisë me shënimin se është porosi e zv.ministrit.

“Nga këqyrja e e-mailit të doktor Orion Gliozhenit në disa sete kirurgjikale kur printohen gjendet e stampuar “Steritalia SPA” që nga të dhëna hetimore rezulton të jetë një kompani italiane e krijuar dhe administruar nga Umbro Staccini.

Pra, lista e instrumenteve kirurgjikale dhe setet kirurgjikale që Klodian Rjepaj i ka dërguar shefave të shërbimit të Kirurgjisë dhe më pas shtojcë të dokumenteve standarde të koncesionit vërehet se janë të Steritalia SPA. Kjo kompani ka qenë në pronësinë dhe administrimin e Umbro Staccinit i cili është njëkohësisht edhe pronar i Tecnostanimed SRL që është edhe kompania përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë fitues të koncesionit”, thekson prokuroria.

Në dosje sqarohet se tej se Klodian Rjepaj iu ka servirur shefave të shërbimit pikërisht materialet që i ka vënë në dispozicion Umbro Stavvini dhe këta të fundit duke u mbështetur në këtë material t’i kthenit përgjigje atij, në cilësinë e zv.ministrit të Shëndetësisë për ta pasqyruar më pas në dokumentin “Studim i fizibilitetit” si mendim i shefave të shërbimit”.

“Këto të dhëna – thekson SPAK – tregojnë njohjen e Klodian Rjepaj me Umbro Staccinin dhe përfshirjen e pronarëve të kompanisë të koncesionit të Saniservice gjatë gjithë procesit përgatitor të studimit të fizibilitetit”.

Në dosjen e SPAK thuhet gjithashtu se ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte në dijeni të marrëdhënies së ngushtë mes ish zv.ministrit Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, si dhe përfshirjen e këtij të fundit në periudhën parapërgatitore të studimit të fizibilitetit që i japi rrugës dhënies së koncesionit kompanisë Sani Service.

 

Burimi: panorama.com

 

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë