Koncesioni i sterilizimit, Mirela Karabina: Rama të mbajë përgjegjësi për vjedhjet dhe korrupsionin

Zëdhënësja e PD-së Mirela Karabina në një deklarata për mediat foli për çështjen e inceneratorëve dhe koncesionin e sterilizimit. Karabina tha se për 8 vite, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë mbrojtur me pathos politikën e incenerimit të mbetjeve dhe projektet e qeverisë.

Më tej demokratja tha se kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë strukturën shtetërore të vjedhjes dhe korrupsionit të ngritur mbi inceneratorët dhe për promovimin e politikave të dështuara që kishin për qëllim shpërdorimin e fondeve të shtetit shqiptar.

Deklarata e plotë:

Për 8 vjet rrjesht, Kryeministri Rama dhe qeveria e drejtuar prej tij kane mbrojtur me pathos politikën e incenerimit të mbetjeve dhe projektet e “mëdha” të kësaj qeverie në këtë sektor.

Këto projekte, që u provuan nëpërmjet hetimeve të SPAK se, janë skema korrupsioni të ideuara, drejtuara dhe administruara nga nivelet më të larta të hierkisë qeveritare, i kanë kushtuar shtetasve shqiptarë 450 milion euro.

Me dështimin e skemës së korrupsionit të inceneratorëve, qeverisë së “përgjegjësive personale”, i ka lindur nevoja për një skemë të re të zhvatjes së parave të taksapaguesve shqiptarë.

Sipas të dhënave të disponuara nga Partia Demokratike, e të bëra publike edhe nga BIRN rezulton se Ilir Beqja, një tjetër zyrtar i lartë i qeverisjes që pritet se shpejti të mbajë përgjegjësi personale, në drejtimin e Agjencisë Shteterore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmës (SASPAC) e cila është në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit Rama, i ka propozuar Qeverisë dy projekte për Qarqet Elbasan dhe Fier.

Këto dy projekte të cilësuara si “Unike me rëndësi kombëtare” parashikojnë të vjelin nga buxheti i shtetit shumën prej 113 milion eurosh, shumë e cila ndahet në 50 milion euro për qarkun Elbasan dhe 63 milion euro për Qarkun Fier.

Për të dy këto qarqe nga Qeveria e “përgjegjësisë personale” vetëm për projektet e inceneratorëve janë shpenzuar rreth 60 milionë euro.

Nga vjedhja tashmë e provuar e këtyre shumave kanë përfunduar në dyert e drejtëisë zëvendëskryeministra, ministra, deputet e funksionarë të tjerë të administratës shtetërore.

Një skemë e re vjedhje po lind nga dora e personit të dyshuar për korrupsionin me sterilizimin dhe check up, Ilir Beqja përpara se të futet në kategorinë e atyre që mbajnë përgjegjësi personale, po i jep Edi Ramës mundësinë e ndërtimit të projekteve të reja, të cilat sipas standartit të kësaj qeverie do të jenë vjedhje të reja mbi rrënojat e vjedhjeve të vjetra.

Edi Rama sot duhet të mbajë përgjegjësi për të gjithë strukturën shtetërore të vjedhjes dhe korrupsionit të ngritur mbi inceneratorët, duhet të mbajë përgjegjësi për promovimin e politikave të dështuara që nuk kishin për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve por veshjen dhe justifikimin politik të një skeme të pastër shpërdorimi të fondeve të shtetit shqiptar.

Sot është më i domosdoshëm se kurrë miratimin i ligjit për vettingun e politikanëve, si dhe miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK dhe organeve të drejtësisë për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë prej tij.

 

 

Burimi: BalkanWeb

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë