Koncesioni në hetim/ Rama shikon nga afër si bëhet procesi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore: Ata që kanë vepruar pas shpine është çështje e tyre me drejtësinë

Në kulmin e debatit për koncesionin e sterilizimit, kryeministri Edi Rama ka vizituar centralin në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, kjo për të parë nga afër si bëhet procesi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore.

Kreu i qeverisë u shpreh se është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës, por theksoi se ata që kanë vepruar pas shpine është çështje e tyre me drejtësinë.

“Është bërë një  konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës dhe të kompanisë përkatëse midis përfitimit të madh ka pasur sistemi dhe çfarëdo qofte individë të caktuar mund të ketë bërë pas shpine që është çështje  e tyre me drejtësinë.

Ndërkohë një nga gjerat që janë shumë evidente sot dhe që unë e lexova nga një person që është shumë kritike me ne, Irena Beqiraj që ka qenë zv. ministrja jonë e Financave.  Një nga kalkulimet që bënte Irena konfirmon atë që ne kemi thënë, vetëm ulja e ditëve pas operacionit pas qëndrimit në spital ka sjelle një përftiueshmëri financiare e që është me lartë sesa shpenzimi total që është bërë për këtë proces dhe gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar”, tha Rama.

Rama tha se “Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë”

“Në një nga 17 centralet e reja të krijuara falë PPP-së së sterilizimit, që kanë garantuar një standard krejt të ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke e kthyer njëherë e mirë faqen e turpit e të pasigurisë në sallat e operacioneve, duke ulur në minimum fenomenin e vjetër të infeksioneve post-operatore si pasojë e mungesës së sterilizimit të vërtetë, si edhe duke i kursyer shtetit dhjetëra miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.

Hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij Partneriteti Publik Privat, nuk e cenon aspak suksesin e prekshëm të kësaj nisme madhore të qeverisë shqiptare për Rilindjen e Shëndetësisë, por siguron që askush të mos mbetet i pandëshkuar nëse ia bën me hile shtetit dhe popullit shqiptar, duke nxjerrë përfitime vetjake të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës në punën për qëllimin e përbashkët”- thekson kreu i qeverisë.

 

Burimi: Panorama.al

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo