Protesta e studentëve të Mjekësisë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit – Kërkojnë përballje me Manastirliun dhe dorëheqjen e zv. ministres së Arsimit

 

 

 

 

 

 

 

 

Siç kishin paralajmëruar studentët e Mjeksësisë kanë dalë sërish në protestë. Protesta e tyre nisi te godina e kuqe teksa kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Me pankarta në duar ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit.

Protesta dhe bojkoti i mësimit vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Rikujtojmë se qeveria e cilësoi si çështje urgjente miratimin e ligjit në fjalë, para nisjes së vitit akademik, që sivjet filloi më 2 tetor. Për këtë arsye, nisma kaloi me procedurë të përshpejtuar në Qeveri dhe u fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për t’u miratuar në sesionin e kaluar parlamentar.

 

Burimi: propacientit.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak