Cilët janë çajrat më të mirë për presionin e lartë të gjakut?

caj, presion i larte i gjakut, shendeti

Disa çajra, si hibiskusi ose çaji jeshil, mund të ulin presionin e gjakut duke promovuar relaksimin e enëve të gjakut dhe shëndetin kardiovaskular.

Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një faktor rreziku për sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, duke përfshirë sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru.

Ndërsa tensioni i lartë i gjakut shpesh trajtohet me ilaçe dhe ndryshime në stilin e jetës, apo opsione natyrale si çaji i kamomilit dhe i murrizit. Shtimi i disa filxhanëve çaj në rutinën tuaj të përditshme mund të jetë një mënyrë e lehtë dhe e këndshme për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit tuaj kardiovaskular.

A duhet të pini çaj për të ulur presionin e gjakut?

Pirja e çajrave për shëndetin e zemrës, si hibiskusi ose kamomili, mund të jetë mënyrë e mirë për menaxhimin e presionit të gjakut.

Studimet kanë treguar se përbërësit aktivë në çaj mund të relaksojnë enët e gjakut, të përmirësojnë mënyrën se si funksionojnë arteriet, të zvogëlojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në rregullimin e proceseve të caktuara në trup që ndikojnë në presionin e gjakut.

Cilat janë çajrat më të mirë për presionin e lartë të gjakut?

Ka disa lloje çajrash që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni presionin e lartë të gjakut, por efektet mund të ndryshojnë nga personi në person.

Çaj Hibiscus

Çaji Hibiscus bëhet nga petalet e thara të lules së hibiscusit. Ka ngjyrë të kuqe dhe një shije pak të thartë. Çaji Hibiscus përmban komponime, duke përfshirë antocianinat dhe polifenolet, që mund të ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut, duke çuar në uljen e niveleve të presionit sistolik dhe diastolik të gjakut.

Çaj jeshil

Çaji jeshil është një pije popullore e bërë nga gjethet e bimës Camellia sinensis. Ai përmban komponime bioaktive të quajtura katekina, veçanërisht epigallocatechin gallate (EGCG), të cilat janë shoqëruar me përfitime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë uljen e presionit të gjakut.

Një studim i vitit 2023, i cili përfshin më shumë se 76,000 pjesëmarrës në Kinën Jugperëndimore, sugjeron se konsumi i çajit jeshil, në përgjithësi – pavarësisht nga sa konsumohet dhe për sa kohë – ka efekte në uljen e presionit të gjakut sistolik.

Çaji me gjethe ulliri

Çaji me gjethe ulliri, i bërë nga gjethet e pemës së ullirit, ka një aromë të butë, bimore. Ky çaj përmban komponime të tilla si oleuropeina dhe hidroksitirozoli, të cilët mendohet se mbështesin rregullimin e presionit të gjakut duke nxitur relaksimin e enëve të gjakut.

Çaji murrizi

Çaji i manave të murrizit, ka një aromë pak të ëmbël dhe të thartë. I përdorur tradicionalisht për të mbështetur shëndetin e zemrës, çaji i murrizit mund të ndihmojë në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe duke kontribuar në uljen e presionit të gjakut.

Çaj kamomili

Çaji i kamomilit bëhet nga lulet e thara të bimës së kamomilit (Matricaria chamomilla ose Chamaemelum nobile). Është i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe shpesh përdoret për të nxitur relaksimin dhe për të lehtësuar stresin.

Ai përmban komponime të ndryshme të dobishme, si flavonoidet, terpenoidet dhe kumarinat, të cilat kontribuojnë në vetitë e tij terapeutike.

Hulumtimi i vitit 2020 thekson potencialin e tij në fusha të tilla si anti-inflamacioni, antioksidimi, mbrojtja e mëlçisë, efektet e mundshme antikancerogjene dhe rregullimi i presionit të gjakut.

Sa filxhanë çaj duhet të pini për të ulur presionin e gjakut?

Numri i filxhanëve të çajit që nevojiten për të ulur presionin e gjakut mund të ndryshojë tek individët. Mund të varet gjithashtu nga lloji i çajit, dieta juaj e përgjithshme, mënyra e jetesës dhe niveli aktual i presionit të gjakut.

Disa prova sugjerojnë se pirja e rregullt e 2 filxhanëve çaj hibiscus në ditë mund të kontribuojë në uljen e presionit të gjakut me kalimin e kohës.

Sa kohë i duhet çajit për të ulur presionin e gjakut?

Koha që i duhet çajit për të ulur presionin e gjakut mund të varet gjithashtu nga disa faktorë, duke përfshirë llojin e çajit, sa shpesh e konsumoni dhe si reagon organizmi ndaj tij.

Në përgjithësi, mund të duhen disa javë deri në disa muaj të konsumimit të rregullt për të çuar në ulje modeste të presionit të gjakut.

Efektet anësore të mundshme të pirjes së çajit

Efektet anësore të mundshme të pirjes së çajit përfshijnë:

  • Ndjeshmëria ndaj kafeinës: Çaji, veçanërisht varietetet e zeza dhe jeshile, përmban kafeinë, e cila mund të çojë në nervozizëm, çrregullim të gjumit ose rritje të rrahjeve të zemrës.
  • Siklet në stomak: Konsumimi i tepërt i çajit me stomakun bosh mund të shkaktojë probleme me tretjen ose aciditet.
  • Ndërveprimet me medikamente: Disa çajra, si çaji jeshil, mund të ndërveprojnë me medikamente të caktuara, duke ndikuar në përthithjen ose efektivitetin e tyre.
  • Ngjyrosja e dhëmbëve: Çajrat e errët si çaji i zi mund të errësojnë dhëmbët me konsum të zgjatur.

Shtimi i çajrave të shëndetshëm për zemrën në rutinën tuaj të përditshme mund të jetë një mënyrë e mire dhe natyrale për të ndihmuar në menaxhimin holistik të presionit të gjakut. Ndërsa çajrat nuk janë zëvendësues për ilaçet ose ndryshimet në stilin e jetës, ato kanë disa përbërës që mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të kenë një efekt të vogël dhe pozitiv në presionin tuaj të gjakut./ Healthline.com

Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore