Cili është lloji juaj i lëkurës?

Ju keni dëgjuar shpesh për llojet e lëkurës: lëkurë normale, e yndyrshme, e thatë dhe mikse. Por cili është tipi juaj i lëkurës?

Lëkura mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Lloji i lëkurës tuaj varet nga:

  • Sa ujë ka në lëkurën tuaj, gjë që ndikon në elasticitetin e saj
  • Sa e yndyrshme është, çka ndikon në butësinë e saj
  • Sa e ndjeshme është lëkura juaj

 

  • Lëkurë Normale është një term i përdorur gjerësisht për t’iu referuar lëkurës së ekuilibruar mirë. Zona T mund të jetë shume pak me yndyrë, por sebumi i përgjithshëm dhe lagështia janë të ekuilibruar dhe lëkura nuk është as shumë vajore dhe as shumë e thatë.
  • E thatë përdoret për të përshkruar një lloj lëkure që prodhon më pak sebum sesa lëkura normale. Si rezultat i mungesës së sebumit, lëkurës së thatë i mungojnë lipidet që i duhen për të mbajtur lagështinë dhe për të ndërtuar një mburojë mbrojtëse kundër ndikimeve të jashtme.
    Gratë janë ato që vuajnë më shumë nga lëkura e thatë sesa burrat dhe me plakjen lëkura ka tendencë të bëhet edhe më e thatë.
  • E yndyrshme përdoret për të përshkruar një lloj lëkure me prodhimi të lartë të sebumit. Faktorët që shkaktojnë prodhimin e tepërt të sebumit janë: genet, ndryshimet hormonale, stresi, produktet kozmetike komeodogjenike etj.
  • Mikse përdoret për të pëshkruar atë lloj lëkure ku prodhimi i sebumit nuk është i njëjtë në të gjithë fytyrën. Zona T ka yndyrë më të madhe, kurse faqet jane normale ose të thata./ Healthline

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik