Studentët e Mjekësisë lidhin duart me pranga para Ministrisë së Arsimit, thirrje Manastirliut: Dilni dhe përballuni në shesh!

Studentët e Mjekësisë në shenjë proteste, kanë lidhur duart me pranga, para Ministrisë së Arsimit.

Ata i kërkojnë ministres Ogerta Manastirliu të dalë dhe të përballet me studentët dhe kërkesat e tyre.

Dilni dhe përballuni në shesh! Dilni dhe përballuni me studentët!”, dëgjohet të thotë një nga studentet, ndërsa në kor thërrasin “Ministri e turpit!”

Studentët kanë nisur marshimin e tyre nga Universiteti i Mjekësisë, kanë vazhduar në qendër të kryeqytetit e më pas i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”./Panorama

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik