Mjekët kanë shpjeguar pse supa e pulës është ilaçi ideal për këdo që ndihet i plogësht apo është duke kaluar të ftohtë.
Dietologia Kara Collier tha se supa nuk shëron të ftohtin e zakonshëm, por ndihmon në reduktimin e disa simptomave kur jeni në një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Supa e pulës sipas Collier është ‘një burim i shkëlqyer i aminoacideve cisteine’, përbërës i njohur për lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe mukusit të hollë.
Njerëzit gjithashtu mund të shtojnë erëza dhe perime në supë, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të ftohjes.
“Perimet dhe erëzat, si hudhra dhe barishtet në supën e pulës mund të ofrojnë gjithashtu minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe aminoacide që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar të trupit tonë”, tha Collier për Fox News Digital përmes New York Post.
Një nga veçoritë më të mëdha të supës është lëngu i mishit të pulës ose siç e quajti Collier, ‘baza e supës së pulës’.
Supa është ajo që siguron lëngje dhe elektrolite që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet kur është i sëmurë.
“Vetë supa e ngrohtë mund të ndihmojë gjithashtu në hapjen e pasazheve të bllokuara të hundës dhe lehtësimin e dhimbjeve të fytit, gjë që ndihmon në menaxhimin më të mirë të simptomave të ftohjes dhe gripit”, shtoi ajo.
– Mjeku nga Utah, Dr. Andrew Peterson, theksoi gjithashtu se lëngu i mishit është plot me proteina dhe peptide që mund të japin një nxitje të energjisë në funksionin imunitar.
Në përgjithësi, me aminoacidet dhe vitaminat B që gjenden në lëngun e mishit, vitaminat dhe mineralet në perime, Peterson arrin në përfundimin se supa e pulës është një ‘domosdoshmëri’ kur jeni të sëmurë.
Kjo për faktin se lëngu i mishit të pulës ka shumë më tepër gjasa të jetë më i dobishëm sesa një vakt me karbohidrate dhe sheqerna të tepërta që do të përkeqësonte inflamacionin që shkaktohet nga sëmundja virale.
– Collier renditi ushqime të tjera që mund të zvogëlojnë simptomat e ftohjes, të tilla si agrumet, acidet yndyrore omega-3 që gjenden te salmoni dhe çajrat.
– Ajo vuri në dukje se duhet të keni kujdes se çfarë konsumoni kur jeni në gjendje gripale apo ftohje, kjo për shkak të niveleve të glukozës.
Kur jemi të sëmurë, trupi ynë lëshon një kaskadë hormonale që ndihmon në rritjen e përgjigjes sonë imune. Ky ndryshim i hormoneve na bën të prodhojmë më shumë glukozë dhe të jemi pak më pak të ndjeshëm ndaj insulinës. Ndërsa kjo është e rëndësishme për luftimin e infeksioneve, shpesh çon në vlera më të larta se normale të glukozës.
Ky shpjegim është pjesë e arsyes pse Collier rekomandon pse duhet të jeni të vetëdijëm për sasinë e karbohidrateve dhe pijeve me sheqer kur luftoni me një ftohje./ Daily Mail
Klikoni linkun: Receta e supës së pulës.
Përktheu për gazetën Shendeti, Griselda Ozuni.


