Përdorimi i tepërt i kondicionerit, si ndikon në shëndetin tonë. Ja rreziqet që na kanosen

Përdorimi i tepërt ose keqpërdorimi i kondicionerit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Megjithatë, duke ndryshuar pak zakonet tona, ne mund të largojmë çdo rrezik.

Infeksionet respiratore

Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes rriten me përdorimin e tepërt të ajrit të kondicionuar, sepse mbrojtja e trupit bie dhe ne bëhemi më të prekshëm ndaj viruseve. Por përveç ftohjes së zakonshme, faringiti është po aq i zakonshëm, madje mund të bëhet mjaft i vazhdueshëm dhe t’ju shqetësojë deri në dy javë para se të qetësohet!

Thatësi

Kondicionerët ruajnë ujin që është normalisht i pranishëm në ajër, duke e tharë atmosferën. Si lëkura ashtu edhe hunda dhe fyti preken menjëherë dhe thahen. Ja pse riniti “jap e merr” në muajt e verës!

Alergjitë

Kondicioneri riciklon ajrin, si rezultat i të cilit thithim pluhur dhe kërpudha, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për alergjitë. Nëse tashmë keni një alergji, ka shumë të ngjarë që gjendja të përkeqësohet, përndryshe, mund t’i shfaqni papritur simptomat e saj tani.

Ndjeshmëria e syve

Për shkak të thatësisë së atmosferës, sytë bëhen të thatë, të tharë dhe shumë më të ndjeshëm, ku konjuktiviti dhe blefariti janë ndër problemet më të zakonshme, veçanërisht për personat që mbajnë lente kontakti.

 

Burimi: panorama.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë