Ish-ministri i Shëndetësisë: Të hiqet fostoksina nga qarkullimi, është nxitëse për vetëvrasjen! Mjekja: Të jepet me recetë

Fenomeni i vetëhelmimit me fostoksinë po kthehet në një problem gjithnjë e më shqetësues. Report TV bëri një vëzhgim në kryeqytet, ku konstatoi se ky produkt me veti helmuese shitet hapur në farmaci bujqësore.

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të ndalohet shitja e fostoksinës, pasi është nxitës për vetëvrasjen. Sipas Shehut duket të ndalohet importi i fostoksinës dhe të hiqet nga farmacitë bujqësore.

“Është krijuar një mentalitet vetëvrasës. Është kthyer në një simbol dhe nxitës për vetëvrasjen. Të hiqet nga farmacitë bujqësore dhe ta zëvendësojmë me impiantin e pesticideve të tjera. Kjo bëhet për ndaluar një akt tragjik që është vetëvrasja. Mendoj se shoqëria e përgjegjshme, duhet të marri masa për këto elemente. U bëj thirrje Ministria e Bujqësisë, qeverisë parlamentit të hiqet fostoksina nga qarkullimi në Shqipëri është hequr në një shumicë vendesh në botë. Nuk janë vetëm gratë, kemi edhe burra edhe studentë. Është një mjet vetëvrasje. Është kriminale ta importosh. Është krijuar një lidhje psikologjike midis atij që do të kryejë vetëvrasjen dhe fostoksinës.’- tha Shehu.

Mjekja toksikologe, Suela Xhufi, tha se nëse mendon se Ministria e Bujqësisë duhet të dhënë, duhet të jepet me recetë dhe personi që e jep duhet të marrë përgjegjësi reale për këtë vdekje që ndodhin.

‘Problemi kryesor është ekonomik. Nëse do të zgjidhje problemi ekonomik s’do ta kishim edhe këtë problem. Një grua që është e pavarur mund të largohet dhe s’ka nevojë që të rri me një burrë që e dhunon. Nëse mendon Ministria e Bujqësisë që duhet dhënë, duhet ta japë me recetë dhe personi që e jep duhet të marrë përgjegjësi reale, për gjithë këto vdekje që ndodhin. Kjo nuk është sot pasi ka shumë vite që ndodh.’’- tha Xhufi.

Mjekja rrëfeu edhe një rast në spital, kur pacientja i ka kërkuar ndihmë dhe nuk ka qenë në gjendje të bëj asgjë.

‘Aman më shpëtoni, me ndihmo kam një fëmijë për të rritur. Dhe ti mos të jesh në gjendje që të bësh asgjë. Duhet hequr nga tregu në mënyrë kaq të lirë!’- tha mjekja.

 

Burimi: Shqiptarja.com

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore