Kur duhet të marrim antibiotik? Mjeku Alimehmeti ngre alarmin, jep këshilla të vlefshme për qytetarët

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin sa i takon marrjes së antibiotikëve pa recetë mjeku.

Në studion e emisionit “7pa5”, Alimehmeti tha se antibiotiku është për të luftuar infeksionet që janë në trup, të cilat i konstaton mjeku, por shtoi se jo domosdoshmërisht është një gjë e tillë kur kemi temperaturë.

Sipas mjekut, është e rëndësishme që antibiotikun ta marrim vetëm me referim të mjekut dhe jo këshillat e farmacistëve, komshinjve apo internetit.

Antibiotiku përdoret kur thotë mjeku. 1 e 3 e shqiptarëve e merr pa recetë. Kur mjeku të viziton sheh baktere dhe në atë moment po. Antibiotiku lufton infeksionet, nuk ul temperaturën. Temperatura nuk është infeksion domosdoshmërisht, mund të jetë edhe virozë. Këshillat dhe antibiotiku nuk merret as nga farmacisti, as nga komshiu dhe as nga këshilla në internet”, tha Alimehmeti.

 

Burimi: vizionplus.tv

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital