OKB vuri alarmin/ Çfarë është fruthi, si trajtohet dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të

Për fruthin me siguri se keni dëgjuar edhe më parë, prandaj edhe ju sjellim gjithçka çfarë duhet të dini për këtë sëmundje – duke filluar nga shenjat dhe simptomat e deri te opsionet e trajtimit.

Çfarë është fruthi?

Fruthi është sëmundje ngjitëse virale e cila, nëse nuk trajtohet, mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore.

Çdo njeri mund të sëmuret me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje. Sidoqoftë, fruthi është më i zakonshëm te fëmijët.

 

Cilat janë simptomat e fruthit?

Ekspertët tregojnë se simptomat e fruthit zhvillohen mes 6 dhe 19 ditëve pas kontaktit me infeksionin.

Simptomat e para, të cilat zakonisht zgjasin 2-3 ditë, përfshijnë një ndjenjë të përgjithshme se nuk jeni mirë, keni koll, sy të lodhur, shenja në lëkurë dhe temperaturë deri në 40 gradë celsius.

Fëmijët gjithashtu mund të ankohen se drita ua lëndon sytë.

Si shpërndahet fruthi?

Virusi i fruthit mbahet në miliona pikëza të vogla të cilat dalin nga goja dhe hunda kur një person i infektuar kollitet apo teshtinë.

Kjo do të thotë se shumë lehtë mund të sëmureni nga fruthi nëse veç i nuhatni këto pikëza ose nëse e prekni sipërfaqen ku këto pikëza gjinden dhe pastaj i vendosni duart afër hundës apo gojës.

A mund të parandalohet fruthi?

Mënyra më e mirë për ta parandaluar fruthin është përmes vaksinimit.

Shumica e fëmijëve vaksinohen – doza e parë ofrohet në muajin e 13-të dhe doza e dytë në moshën 3 vjeç e 4 muaj.

Të rriturit dhe fëmijët mund të vaksinohen në çdo moshë nëse veç nuk janë vaksinuar krejtësisht më parë.

Për më shumë informata rreth vaksinimit kundër fruthit, është mirë të konsultoheni me doktorin.

Si trajtohet fruthi?

Ka disa gjëra që mund t’i bëni e të cilat jua lehtësojnë simptomat dhe e zvogëlojnë rrezikun e shpërndarjes së infeksionit.

Këto gjëra përfshijnë:

– Konsumimin e paracetamolit apo ibuprofenit për t’i lehtësuar dhimbjet, për ta ulur temperaturën, etj. (aspirina nuk duhet t’iu jepet fëmijëve nën moshën 16-vjeçare)

– Konsumimi i sasive të mëdha të ujit për ta shmangur dehidratimin

– Mbyllja e perdeve për të ndihmuar në reduktimin e ndjeshmërisë ndaj dritës

– Pushimi nga puna apo shkolla për të paktën 4 ditë.

 

Burimi-balkanweb.com

Postime të ngjashme

A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSHMS: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para
Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet me 20 ilaçe në 2027
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?