Sterilizimi në Shëndetësi, paraqitet në SPAK rektori Arben Gjata

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ndaj të cilit është në fuqi masa “detyrimin paraqitje” për koncesionin e sterilizimit, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorupsion.

Këtë mëngjes, ambienteve të SPAK iu drejtua edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Të akuzuarit  e dosjes së sterilizimit kërkuan ndryshim mase sigurie. Por, në 30 janar, Gjykata e Lartë rrëzoi ankimin e Klodjan Rrjepajt, Ilir Rrapajt, Saimir Kadiut, Argjen Gjatës, Genc Burazerit, Marsela Serjanit.

Prokurorët e SPAK prej tre vitesh kishin nën hetim ish-ministrin Shëndetësisë, Ilir Beqaj për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”./TCH

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO