Ndahet nga jeta mjeku i njohur Fatos Harito, babai i ish-ministres

Fatos Harito, i ati i ish-ministres Milena Harito dhe doktori i cilësuar si “babai” i mjekësisë ligjore shqiptare, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e konfirmoi vetë familja, e cila tha se ai iku i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur.

“Të dashur shokë e miq, sot u nda nga jeta babai im Fatos Harito i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur. Pati një jetë të gjatë dhe e jetoi i gëzuar e i rrethuar nga shumë njerëz që i donte dhe e donin. Plot e plot momente të cilat Toto siç e thërrisnin nipërit dinte gjithnjë ti bënte të gëzuara. Prehu në paqe Toto i dashur”, shkruan zemërthyer ish-ministrja Milena Harito.

Fatos Harito ka shërbyer për shumë dekada si mjek dhe ka qenë një nga ekspertët e mjekësisë ligjore që ka parë nga afër trupin e ish-kryeministrit të vetëvrarë, siç është deklaruar, Mehmet Shehu, shkruan newsbomb.al.

Bashkë me shefin e mjekësisë ligjore, Bashkim Çuberin, Fatos Harito kreu ekspertimin e kufomës së ish-kryeministrit në vilën te ish-Blloku. Për këtë ngjarje që është veshur me mister për vite me radhë, mjeku i ndjerë ka dhënë një intervistë ku ka treguar përjetimet e asaj dite, 18 Dhjetor 1981.

Shkëlqim Hajdari, njëri prej bashkëpunëtorëve prej 25 vjetësh i doktor Haritos, shkruan se doktor Fatosi ishte një njeri i veçantë, me vlera të larta njerëzore.

“Mirenjohje e Lamtumirë Prof. Dok. Fatos Harito!

Sot percollëm një mik të vyer, po ashtu nje shkencetar, qytetar e familjar model.

Në ceremoni kishte familjare, te aferm, e miq të shumte te tij.

Por ajo qe me ra ne sy,ishte pjesmarrja e gjithe eksperteve mjeko- ligjor te Tiranes por dhe nga rrethet. I printe ato Prof. Dok. Sokrat Meksi, kolegu, miku me i afert i tij, i cili dukej sikur i ishte prere nje krah, pastaj vinin ne radhe Asqeriu, Lakja, Arbeni, Gramozi…. e deri tek me te rinjte qe i printe Bledi…..!

Te gjithe i kam miq dhe per 25 vjet kam bashkepunuar me to, te gjithe eksperte te shkelqyer, e njerez po ashtu.

Por ama,te gjithe bien dakord,qe kjo trupe e rendesishme ligjzbatuese ne shqiperi, eshte e tille per shkakun e modelit te krijuar nga dy shtyllat e saj prej 60 vjetesh, Prof. Sokrati@Fatosi. Njera shtyllë sot u rrezua,por në menyrë dinjitoze. Kam shume kujtime nga puna e miqesia me Prof. Fatosin, por nuk do permend asgje pasi jane shume, perveçse të them me

bindje,se ai ishte një njeri i veçante, me vlera shume te larta njerezore!

Ndaj nuk na mbetet veçse të themi me shpirt e zemer:

I dashur Prof. Fatosi, mik i shtrenjte i çdo njeriu qe te njohu ne kete jete,” Zoti te dhente parajsen”!”

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele