Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Dihet që dilema e çdo prindi të ri është kjo: ta lërë beben të qajë në shtrat, kur vihet në gjumë apo nëse zgjohet në mes të natës, apo ta marrë në krah ta përkundë e ta vërë në gjumë? Shumica e tyre mendojnë se është mizore ta lësh fëmijën të qajë që ta zërë gjumi, por një studim i ri e hedh poshtë këtë ide.
Sipas këtij studimi, është mirë që ta lëmë fëmijën të qajë derisa ta zërë gjumi. Në një shkrim të publikuar tek revista “Pediatrics”, hulumtuesit shkencor nga Universiteti Flinders në Australi janë shprehur se fëmija nuk pëson asnjë dëmtim emocional apo psikologjik nëse lihet duke qarë për ta zënë gjumi.
Hulumtuesit arritën në këtë përfundim pasi monitoruan 43 çifte prindërish dhe foshnjash të grupmoshës 6-16 muajsh, ku të gjithë pranuan se fëmijët e tyre kishin probleme me gjumin.
Foshnjat u ndanë në tri grupe. Foshnjat në grupin e parë u lanë të qajnë që t’i zërë gjumi vetë, ndërkohë që prindërit i kontrollonin jo shumë shpesh derisa i zinte gjumi. Grupi tjetër i prindërve qëndruan me fëmijët derisa i zuri gjumi. Ndërsa grupi tjetër nuk praktikoi asnjë teknikë.
Në fund të studimit ata panë që foshnjat që u lanë të qajnë i zuri gjumi më shpejtë se foshnjat e tjerë.
Shkencëtarët kontrolluan edhe nivelin e stresit tek foshnjat, duke matur nivelin e homonit kortizol të stresit tek pështyma. Ata u vendosën gjithashtu foshnjave një byzylyk inteligjent për të parë se sa herë zgjohen gjatë natës. Një vit pas studimit, foshnjat e të dyja grupeve nuk kishin asnjë ndryshim sa i përket problemeve psikologjike dhe me mënyrën e sjelljes.
Burimi: Voice of America / https://shendeti.com.al/


