A e dëmton shikimin herpesi i syrit?

Çfarë është herpesi i syrit dhe a lë pasoja në shikim?

Përgjigjet Oriada Agalliu, mjeke okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Herpes zoster ndryshe quhet edhe zosteri i syrit ose zoster oftalmik.  Të gjithë njerëzit janë të infektuar me këtë lloj virusi, por qëndron i fjetur në mbaresën e nervit trigeminal, pikërisht në ndarjen oftalimike. Në momentin që bie imuniteti/ sëmuremi, fillon dhe gjallërohet.

Fillon si të gjithë llojet e infeksioneve të tjera, pra me skuqje, djegie, dhimbje, syri loton, pacienti ka fotofobi (nuk duron dot dritën) etj.

Zakonisht, nëse preket qepalla e syrit, mund të preket edhe xhami i syrit dhe në këtë rast kemi të bëjmë me keratit herpetik. Trajtimi që bëhet në këtë rast është me aciclovir/ antiviral pomadë që hidhet  5 herë në ditë brenda në sy për një periudhë deri në 1 javë. Nëse rasti është i komplikuar, mund të fillohet edhe ne anciclovir nga goja që është 800 mg 5 herë në ditë, një javë deri në 10 ditë, pastaj ulet doza  deri në 400 mg.

Trajtim tjetër që mund të bëhet është me lubrifikant, pra duhet mbajtur i lubrifikuar gjatë periudhës që është sëmundja. Mirë është që të përdoret pa konservant, lubrifikantëtet, çdo dy orë pika, varet në varësi të gjendjes së xhamit të syrit. Të mos harrojmë që xhami i syrit ka një trashësi shumë të vogël deri në një milimetër, në qendër është dhe më pak, 0,5 mm, kështu që duke pasur një trashësi kaq të vogël, është i rrezikshëm, mund dhe të komplikohet dhe të çahet.

Tjetër gjë është se nëse fillon ulcera, mund të bëhet edhe gropë xhami i syrit, dhe nëse e lë pa trajtuar, infeksioni mund të mbivendoset, komplikohet dhe bëhet bakterial, kalon në keratit të komplikuar dhe mund të lërë shenja në momentin që shërohet.

Një person i cili e ka kaluar herpesin okular, është mirë që të mbajë gjithmonë  një tubet  antiviral, ta ketë në shtëpi dhe nëse e ndien që i fillon direkt, mund ta lyejë që ta stabilizojë. Mjekimi duhet  filluar brenda 72 orëve, nëse  vonohet, atëherë mënyra se si shërohet  nuk është më me ind të shëndetshëm, por me atë që ne quajmë në gjuhën e rëndomtë cikatrice (leukoma)./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?