A e dini se çdo kopsht duhet të ketë një psikolog?

Psikologjia si shkencë ka relativisht pak vite që është e njohur në vendin tonë, ndaj dhe ai si profesion ndeshet me vështirësinë përhapjen, integrimin në një shoqëri si e jona. Tashmë, dihet nga të gjithë, se problemet e edukimit në sistemin parashkollor kanë vështirësitë e veta, zgjidhja e të cilave kërkon njohjen dhe bashkërendimin e punëve të gjithë aktorëve, e veçanërisht kontributin e psikologut, i cili duke mbajtur marrëdhënie të drejtpërdrejta me fëmijët, praktikon në mjediset e kopshteve, përqasje psikologjike, sociale dhe emocionale tek fëmijët. Ja cilat janë funksionet e psikologut në sistemin parashkollor:

  • Monitoron zhvillimin tërësor të fëmijëve, nëpërmjet vëzhgimeve dhe ndërhyrjeve sistematike në mjedisin ku rri fëmija.
  • Identifikon fëmijët me nevoja të veçanta; i referon në qendra të specializuara për diagnostikim dhe trajtim, harton plane të ndërhyrjeve në bashkëpunim me mjekun diagnostikues dhe terapistin që ndjek fëmijën; ndjek ecurinë e fëmijës në çerdhe në bashkëpunim me qendrën e trajtimit./ femijetetiranes.al

 

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse