A e përmirësojnë kujtesën ilaçet kundër dhembjeve menstruale ?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Sipas një studimi të kohëve të fundit, një ilaç i përdorur gjerësisht kundër dhembjeve inflamatore mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes së alcajmerit. Rezultatet u vunë re në eksperimentet e kryera mbi minj, te të cilët pati një përmirësim të kujtesës pasi iu dha acid mefenamik,një ilaç anti-inflamator i përdorur përgjithësisht kundër dhembjeve të menstruacioneve.kujtese_ilace

Shkencëtarët e bënë këtë zbulim gjatë kohës që bënin kërkime mbi lidhjen e dëmtimeve të trurit me alcajmerin. Personat që vuajnë nga Alcajmeri, me kalimin e kohës kanë dobësim të aftësisë për të kujtuar, menduar dhe marrë vendime.

Udhëheqësi i studimit, dr. David Brought u shpreh se: “Deri më sot asnjë ilaç nuk ka dhënë rezultate në këtë drejtim, për këtë arsye jemi shumë entuziastë për rezultatet. Pavarësisht rezultateve, duhet bërë ende shumë punë para se të japim një përgjigje përfundimtare nëse vërtet e lufton sëmundjen apo jo. Kjo sepse testet janë kryer mbi minjtë dhe rezultatet nuk janë gjithmonë të njëjta si te minjtë dhe të njerëzit”.

Theksojmë faktin se ky studim u krye mbi minj të cilët kishin probleme me kujtesën. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare