A e prish elasticitetin e gjoksit ushqyerja e foshnjës me gji?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+”, mjekja gjinekologe Lindita Myzyri

Mëse e gabuar. Përkundrazi, të ushqesh fëmijën me gji është një mrekulli për disa arsye.  E para, është gjidhenia foshnje nenapa kosto, E dyta, është i gatshëm. E treta, ka një cilësi të jashtëzakonshme për të krijuar imunitetin e bebit. E katërta, krijon afeksion nënë-fëmijë në mënyrën më të mrekullueshme. E pesta, e mbron nënën nga problemet shëndetësore të gjirit.

Një nënë që i jep gji bebit,  jo vetëm që nuk i prishet forma e gjirit, por kanalet që kanë gjokset, janë krijuar në një mënyrë të tillë që të prodhojnë qumësht dhe të nxjerrin qumësht. Kur ato prodhojnë qumësht dhe nxjerrin qumësht, ai gjoks mbetet tepër i shëndetshëm. Ato nëna të cilat nuk e ushqejnë bebin me gji, jo vetëm që privojnë të gjithë ato cilësi që unë të rreshtova më lart, por i bëjnë  dëm dhe vetë shëndetit të gjoksit. Si rrjedhojë, këto janë femra më shumë të prirura për të bërë kancer të gjoksit.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë