Shkencëtarët kanë gjetur çelësin për një shëndet më të mirë: vrap i lehtë dhe ushtrime intensive. Një studim i kohëve të fundit në Kopenhagen tregon se vrapi 3 herë në javë, i kombinuar dhe me disa joga të lehta është efektiv për shëndetin duke ndikuar në uljen e nivelit të vdekjes.

Studimi i cili mori në shqyrtim disa vrapues duke matur frekuencën dhe ritmin, doli në përfundimin se njerëzit që bëjnë vrap dhe joga kanë probabilitet më të ulët për të vdekur krahasuar me ata që ushtrohen në këto lloj sportesh.
Hulumtuesit vëzhguan për 12 vjet 1097 njerëz të shëndetshëm që ushtroheshin duke bërë joga dhe 413 njerëz të shëndetshëm, por që nuk bënin joga dhe dolën në përfundimet se ata që bënin joga dukeshin më të rinj, kishin presion të ulët të gjakut dhe ishin më pak të ekspozuar ndaj pirjes së duhanit. Gjithashtu ishin më pak të prekur nga diabeti.
Petor Schnohr (studiues i zemrës në spitalin “Frederiksberg”, Kopenhagen) bazuar në studimet e mëparshme tha se ritmi i ngadaltë i jogës, i kombinuar me një sport të zellshëm rezulton një ushtrim shumë efektiv.
Aktivitete të tilla, si: maratona apo garat me biçikleta mund të shkaktojnë ndryshime në strukturën e zemrës dhe arterieve të mëdha duke çuar në lëndime.
“Nëse qëllimi juaj është të ulni rrezikun e vdekjes dhe të rrisni jetëgjatësinë, një strategji e këshillueshme për t’u ndjekur është vrapimi disa herë në javë, çdo gjë tjetër nuk është vetëm e panevojshme, por mund të jetë dhe e dëmshme për ju”, tha Peter Schnohr./ Përgatiti: Elena Beta


