A është çdo dhimbje e fortë alarm për atak kardiak?

Nga mjekja kardiologe Manjola Liko

Jo çdo atak kardiak fillon me një dhimbje të fortë. 1/3 e pacientëve me atak kardiak nuk kanë dhimbje kraharori. Kjo kategori më shpesh përfshin personat e vjetër, femrat dhe diabetikët. Tek këta persona ataku kardiak mund të nisë ngadalë me një eko zemrendjenjë diskomforti në kraharor, debulese, dispne , nauze dhe të vjella. Në pacientët me diabet ataku kardiak mund të mos ketë asnjë simptomë duke zhvilluar infarkt miokardi të heshtur, prandaj është shumë e domosdoshme kontrolli kardiak në çdo pacient diabetik.

30-35 % e pacientëve me dhimbje gjoksi diagnostikohen si sindromë koronar akut, (angina e paqëndrueshme) dhe 40-50 % kanë dhimbje me natyrë jo kardiake. Dhimbja me natyrë jokardiake mund të ketë si shkak refluksin gastrointestinal, dhimbjen muskulo-sketetike apo mund të ketë edhe natyrë psikosociale.

Janë disa faktorë që mund të nisin një dhimbje gjoksi, si për shembull: moti i ftohtë, emocionet, vaktet e mbingarkuara, hipoglicemia, duhanpirja.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë