Shkencetarët vazhdojnë të zbulojnë gjithnjë e më shumë informacion për genet tona dhe mënyrën se si ata influencojnë ndjeshmerinë tonë lidhur me sëmundje të ndryshme. Fakti është që predispozita gjenetike mund ta rrisë probabilitetin e shfaqjes së kancerit por, kjo nuk do të thotë se vërtetë do të ndodhi. Shumica e kancereve zhvillohen si pasojë e faktorëve ambjental.
Kur më shumë se një pjesëtar i familjes shfaq kancer është më e mundur të jetë koincidencë ose nga e njëjta mënyrë jetese sesa nga faktorë gjenetik.
Kanceri mund të mos kurohet tërësisht, por një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme mund të ulë në mënyrë drastike rrezikun e shfaqjes së një sërë kanceresh, si dhe disa sëmundjeve të tjera kronike si sëmundjet e zemrës, infarktet dhe diabeti.
Një kombinim i gjenetikës, sjelljes dhe faktorëve ambientalë është përgjegjës për fillimin e një zinxhiri reaksionesh që kthen qelizën normale në anormale, dhe qelizën anormale në kanceroze. Ndryshimet që fillojnë procesin e kancerit quhen “fillim”, dhe faza që pason me ndarjen dhe rritjen e qelizës quhet “avancim”
Në evidencat e fundit shkencore rezulton se mënyra e jetesës dhe veçanërisht nga perdorimi i duhanit dhe dietat jo të shëndetshme influencojnë në shfaqjen e shumicës së kancereve.
Duhani është një ndër faktorët kryesor të kancerit të aparatit të frymëmarrjes. 1 në 4 raste të kancerit të mushkërive është duhanpirës.
Gjithashtu duhani është shkaktar i kancerit të gojës dhe të ezofagut në 70 – 90 % të të prekurve dhe kjo mund të luaj rol edhe në zhvillimin e kancerit të pankreasit, dhe fshikzës së urinës./Blerina Bombaj, dietologe


