A është normale që pas një shtatzënie cikli të vonohet 1 vit?

Mimoza Keta, mjeke gjinekologe

Pas një lindjeje normale, nëse e ushqen fëmijën me gji, cikli normal nuk kthehet në kohë. Është periudha e lehonisë që shkon rreth 45 ditë. Sekrecionet hemorragjike fillimisht vijnë me ngjyrë më të fortë dhe të shtuara në sasi. Pastaj vijnë duke u pakësuar ngadalë.grua-shtatzene

Mbas periudhës 45-ditore, nëse nëna vazhdon ta ushqejë fëmijën vetëm me gji, atëherë cikli menstrual nuk vjen. Është një nga metodat e kontracepsionit më të mira. Mbron rreth 96% nga shtatzëni e padëshiruar. Por gjithmonë kur fëmija ushqehet vetëm me gji, pa shtesa ushqimore.

Nëse i fillojnë shtesat ushqimore dhe fëmija nuk ushqehet vetëm me gji, atëherë ardhja e menstruacioneve mund të ndodhë, por mund të ndodhë dhe që të mos vijnë. Përsëri kjo varet nga organizmi. Mund të vijnë pas 4 muajsh apo 6 muajsh nëse ti e ushqen me ushqyerje të përzier. Nëse nuk e ushqen fare me gji, pas 45 ditësh aparati riprodhues rikthehet në gjendjen para shtatzënisë dhe pritet dhe ardhja e ciklit./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjekja endokrinologe: Pse gratë shtatzëna nuk duhet të ndjekin dieta drastike
53-vjeçari mbeti pa ndjenja në bulevard, QSUT jep informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij
Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia dhe emërohet zv.ministër i Punëve të Brendshme
Kalvari i mbijetesës: Kur sistemi shëndetësor dështon, dhe ndërhyrja ndërkombëtare bëhet shpëtimi i vetëm
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro
Ministrja Sala prezanton shërbime të reja për të moshuarit, ndërsa Kujdesi Shëndetësor në Banesë vazhdon të mbetet pa financim të qëndrueshëm