A janë të pajisura me materialet e duhura të mbrojtjes personale institucionet shëndetësore?

Sipas stafit shëndetësor, gjatë periudhës mars-maj 2020 rreth dy e treta ( 67%)  e institucioneve të sistemit shëndetësor në total, nuk kanë pasur materialet e duhura mbrojtëse për të përballuar pandeminë COVID-19.

Gjysma e tyre kanë në dispozicion për stafin mjekësor disa lloje materialesh të mbrojtjes personale (MMP) që janë më pak të përshtatshme se standardi i kërkuar për të luftuar pandeminë COVID-19, ndërsa 10% e tyre nuk kanë fare MMP-të e duhura.

Situata paraqitet më e vështirë në sistemin shëndetësor parësor (qendra shëndetësore dhe ato të specialiteteve), ku 84% nuk janë të pajisur me materialet e duhura. Edhe pse në dy nivelet e tjera të sistemit shëndetësor ka një numër më të madh të materialeve të mbrojtjes personale, ato mbeten në nivele të pamjaftueshme, veçanërisht për spitalet QSUT dhe “Shefqet Ndroqi”, që trajtojnë dhe kanë për detyrë të ndjekin pacientët me COVID-19, ndaj domosdoshmëria e mbrojtjes është e panegociueshme.

Konkretisht për këto dy spitale, 45% e stafit shëndetësor deklaron që institucioni i tyre i ka materialet e duhura të mbrojtjes personale për të mbrojtur punonjësit nga COVID-19, 44% që ka materiale më pak të përshtatshme se standardi i kërkuar dhe 6% që nuk kanë fare MMP-të e duhura. 30 Këto vlera janë të ngjashme në shërbimin spitalor (spitalet bashkiake, rajonale dhe ato universitare “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, Spitali Universitar i Traumës), ku 44% e stafit shëndetësor deklaron se institucioni i tyre i ka materialet e duhura të mbrojtjes personale për të mbrojtur punonjësit nga COVID-19, 41% që ka materiale më pak të përshtatshme se standardi i kërkuar dhe 10% që nuk ka fare MMP-të e duhura.

https://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2020/07/Sistemi-sh%C3%ABndet%C3%ABsor-gjat%C3%AB-pandemis%C3%AB-COVID-19-dhe-pajisja-e-stafit-me-materialet-e-mbrojtjes-personale.pdf

Postime të ngjashme

Dita e 40-të e protestës, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar
Sfidat në trajtimin e ngacmimit seksual në vendin e punës: nevojiten mekanizma më efektivë për mbrojtjen e viktimave
Ngacmimi seksual në vendin e punës: Sfidat e shoqërive tradicionale dhe moderne përballë një fenomeni global
Etika dhe respekti si themeli i një mjedisi pune të shëndetshëm
Pse krijimi i një kulture pune të bazuar në respekt dhe barazi duhet të kthehet në prioritet për çdo punëdhënës
FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Ngacmimi seksual dhe kultura e heshtjes