A ju ndihmon kafja të jetoni më gjatë? Ja çfarë thonë shkencëtarët e Harvardit!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

kafeine kafeNuk ka rëndësi nëse e preferoni të nxehtë apo të ftohtë, të zezë ose kafe, shumë njerëz thonë se ata nuk mund të jetojnë pa të: kafe. Kjo pije joshëse është  element kryesor në jetën e shumë personave rreth botës. Por, nëse e konsumoni në sasi të mëdha, i bën keq shëndetit apo jo? Ja çfare thonë studiuesit e shkollës së Harvardit!

Hulumtuesit kanë disa përgjigje lidhur me këtë fenomen.

Kafja përmban antioksidantë, të cilët mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Sipas disa studimeve, kafja ka rezultuar me efekte mbrojtëse kundër disa lloje kanceresh, si dhe sëmundjeve kronike si: Diabet tip 2, Alcajmer dhe Parkinson. Kafeina në kafe është stimuluese dhe mund t’ju ndihmojë me vigjilencën mendore dhe lodhjen.

Megjithatë, shumë kafe mund të ju bëjë nervoz, t’ju sjellë probleme me gjumin, dhimbje koke, rritje të  presionit të gjakut dhe aritmi të zemrës.

Për të hetuar këtë teori më tej, shkencëtarët e shkollës së Harvardit kanë analizuar të dhënat nga tre studimeve të vazhdueshme që përfshijnë pothuajse 300,000 burra dhe gra deri në 30 vjet.

Studiuesit gjetën se konsumi i moderuar i kafes u shoqërua me rrezik më të ulët të vdekshmërisë. Në fund, studiuesit dolën në përfundimin se: “Konsumi i kafes mund të sigurojë një mënyrë jetese të shëndetshme”. Lajmi i madh për miliona njerëz, të cilët  “vdesin” për kafe në kuptimin më metaforik, është se ata kanë rrezik më të ulët të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet neurologjike.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra