A ju ndodh të keni ftohtë edhe pse nuk është ftohtë dhe të tjerët nuk kanë?! Ja çfarë tregon

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Ekziston një kategori njerëzish që edhe kur të gjithë kanë ngrohtë, ata kanë ftohtë, pavarësisht temperaturave të ambientit. Hipotalamusi është pjesa e trupit që prodhon hormonet që rregullojnë temperaturën e brendshme të trupit, e cila zakonisht duhet të jetë rreth 37 gradë celcius. Receptorët e lëkurës, bëjnë që ta ndjejnë temperaturën e ambientit dhe mund të ndodhë një ndryshim deri në 2 gradë më shumë apo më pak. Hipotalamusi mund të ndikojë nga një sërë faktorësh, që temperatura juaj e trupit të ndryshojë, ja cilat janë:

Mund të jeni duke u sëmurur: nëse papritur keni ftohtë dhe ju fillojnë të dridhurat, pavarësisht se temperatura e ambientit përreth nuk ka ndryshuar do të thotë që ju mund të jeni duke u sëmurur. Në këto raste ju duhet të merrni shumë vitaminë C, që të forconi imunitetin dhe të luftoni gjendjen që ndodheni.

Stresi: nëse djerësiteni, apo e kundërta filloni të keni ftohtë e dridheni pas një problemi të caktuar. Atëherë kjo është një simptomë që vjen nga stresi. Stresi zakonisht ndryshon edhe nizelin e hipotelamusit në trup.

Po ndiheni më emocional seç duhet: truri i jep sinjale trupit në situata të caktuara duke i shkaktuar kështu ndryshime të pandërgjegjshme fiziologjike. Nëse ju ndiheni të mërzitur apo në një shkallë depresioni atëherë ju keni më ftohtë se zakonisht. / Burimi: D.WOFL

Shikoni foton që ilustron rastet e ndryshimit të temperaturave në gjendje të caktuara emocionale apo fiziologjike:

ftohte-gjendje-emocinale2

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?