A ka lidhje kërcitja e gishtave dhe kockave me shfaqjen e sëmundjes së artritit?

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit. Pjesa më e predispozuar për tu kërcitur është pjesa e kurrizit apo duart e gishtat. Megjithëse mund t’ju dhurojë kënaqësi dhe çlodhje të momentit e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm.

A është e nevojshme?

Të dhënat tregojnë se 45% e njerëzve i kërcasin të paktën një herë në ditë kyçët dhe nyjat e tyre. Por zhurma e lehtë e kësaj kërcitje bashkë me ndjesinë e çlirimit, mund të shkaktojë një sërë problemesh në trup. Duke nisur nga artriti e deri tek dëmtime të tjera të kockave a janë të vërteta të gjithë çfarë thuhen për shëndetin e kockave?

Pra, a është e dëmshme?

Përgjigja e shkurtër do të ishte jo, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes. Nëse ju vjen spontanisht të kërcitni një pjesë të trupit në raste të veçanta nuk shkakton asnjë problem. Studime të shumta kanë treguar se në rastet kur kjo ndodh spontanisht është një çlirim që trupit i duhet dhe nuk shkakton efekte anësore. Rreziku fillon kur e teproni me këtë veprim në çdo pjesë të trupit.

Një zakon i rrezikshëm?

Ekspertët thonë se njerëzit të cilët e bëjnë këtë veprim çdo ditë, disa herë në ditë apo edhe disa herë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të pësuar fraktura dhe kocka të thyera e të dobëta.

Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga mjekët përse ky fenomen ndodh spontanisht në trup, por kur ju e sforconi atëherë krijoni dëmtime të vogla të kockave të cilat më vonë mund të shkaktojnë probleme. Gjithsesi një lidhje e qartë mes artritit dhe kërcitjes së kockave nuk është vërtetuar ende nga mjekët./ WebMD

 

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis