A ka zgjidhje dhe trajtim për strijat?

Përshëndetje! Ju lutem, pas lindjes së fëmijës vë re se kam shumë strije në kofshë dhe në bark. Dua ta di a trajtohen dhe si?

Përgjigjet për “Shëndet+” mjekja dermatologe Violeta Dajçi

Trajtimi i strijeve është konsideruar i pamundur deri para dy dekadash. Akoma ka skeptikë që nuk e pranojnë dot që ato trajtohen me sukses. Megjithatë, në këtë rast më shumë se kudo, rezultati varet nga bashkëpunimi pacient-dermatolog. strijaRezultatet janë më të arrira në fazën e kuqërremte të strijave, por jo kur janë aktive (vazhdojnë të zhvillohen).

Është mirë të fillohet me kremra dhe solucione dermatologjike, që trajtojnë strijat tashmë të formuara, duke stimuluar formimin e kolagjenit dhe elastinës. Edhe procedurat dermo-kozmetike që aplikohen në këto raste, në thelb kanë po këtë parim, por rezultatet janë më të shpejta dhe më efektive.

Procedurat më efikase janë mesoterapitë (dermapen, dermaroller), lazer-terapitë e tipeve të ndryshme, peeling i thellë kimik, dhe më pak piling kimik i lehtë e i mesëm. Kombinimi i procedurave është gjithmonë më efektiv sesa aplikimi në mënyrë të përsëritur i njërës prej tyre.

Sidoqoftë, mjeku përgatit një protokoll trajtimi të veçantë për çdo pacient që në vizitën e parë. Gjithsecili është i ndryshëm, qoftë nga shfaqja e këtyre dëmtimeve, por edhe nga pritshmëritë e trajtimit. Trajtimet shoqërohen me foto për të parë përmirësimin në vazhdimësi dhe për të kujtuar si ishin strijat. Jo rrallë ndodh që pacientët duke e kontrolluar veten çdo ditë, mësohen dhe e harrojnë gjendjen fillestare. Megjithatë, edhe kjo na jep shumë kënaqësi. Ne arrijmë të heqim kujtimet e shëmtuara!

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës