Kjo recetë është përdorur si një ilaç natyral në Japoni që kohë më parë. Ajo ndihmon në problemet e kockave dhe redukton ndjesinë e të qenit i lodhur gjatë gjithë kohës. Kjo recetë është shumë e mirë në furnizimin e trupit me energjinë e nevojshme
dhe në përmirësimin e shëndetit të kockave. Avantazh tjetër i kësaj recete është se furnizon trupin me vitamina, proteina dhe kalcium.
Përbërësit: 150 ml uthull molle e papërpunuar, një vezë e mesme
Përgatitja dhe përdorimi:
Lani vezën (mos e qëroni) dhe vendoseni në një tas me uthull molle për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe, lëvozhga e vezës do të shkrihet në uthull dhe do mbetet vetëm membrana që mban të bardhën e vezës. Çajeni membranën dhe derdheni vezën në uthull e pastaj përziejeni mirë. Merrni rreth 10ml të këtij ilaçi në baza ditore, 3 herë në ditë. Këtë përbërje treteni në ujë të vakët dhe pijeni. Përbërja duhet të mjaftojë për 5 ditë.
Kujdes! Nëse vuani nga sëmundje kronike, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj në mënyrë që të siguroheni se përbërësit e mësipërm nuk krijojnë reaksion me ilaçet që përdorni.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthyfoodteam


