A më bën dëm tërshëra?

Përse thonë që për grupin e gjakut 0 tërshëra nuk duhet të hahet. Është e vërtetë apo jo? Monda

Monda, përshëndetje!

Personi që ka shkruar për grupet e gjakut është Peter J D’Adamo, i cili vazhdoi teorinë e të atit, doktorit Xhejms D’Adamo. tershereLidhur me pyetjen tuaj, duhet thënë se teoria e ushqimit sipas grupeve të gjakut sugjeron se metabolizmi i personave me grup gjaku 0 toleron më shumë mishin sesa drithërat (ku hyn edhe tërshëra). Pra, nuk është e ndaluar, por mund të mos jetë shumë e tolerueshme në tretje.

Kjo teori vitet e fundit është hedhur poshtë nga disa studiues, duke u cilësuar si e pabazë (ndodh në mjekësi që ka përplasje të teorive të ndryshme).

Në raste të tilla është mirë që vetë individi të shohë se si reagon trupi i tij kur merr një ushqim të caktuar. Nëse ti përdor tërshërë dhe ndien që trupi yt nuk është shumë tolerant ndaj saj, mos e merr. Në të kundërt, mund ta përdorësh pa problem.

Lidhur me teorinë e ushqimit sipas grupeve të gjakut, ki parasysh edhe se për personat me grup gjaku 0 këshillohet që të kryejnë shumë aktivitet fizik për të qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare