A mund ta përshpejtojë dobësimin uji me limon?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Shumë personazhe të njohura femra e kanë cilësuar ulin e ngrohtë me limon si burim të rinisë. Aktorja Gwyneth Paltrow, ylli i shfaqjes televizive “Real Housewives of New Jersey”, Dina Manzo, etj betohen që uji me limon i ka ndihmuar për t’u dobësuar.uje me limon

A duket ky pretendim si shumë i mirë për të qenë i vërtetë?

“Ujë i ngrohtë me limon në vetvete nuk shkakton asnjë rënie në peshë”, thotë dietologia Alissa Rumsey. Gjithsesi, nëse kjo pije zëvendëson pije të tjera shumë të pasura me kalori, si lëngjet e frutave apo kafja me shumë sheqer, atëherë rezultati do të jetë mungesë kalorish dhe rënie në peshë.

Uji me limon (i ngrohtë apo i ftohtë të jetë) përshpejton gjithashtu metabolizmin.

“Të qenit i hidratuar është një përbërës i rëndësishëm i një diete të shëndetshme, pasi ai rrit metabolizmin”, thotë Rumsey.

Po të shtoni edhe pak limon tek uji, mund të shtoni shijen ndërkohë që nuk shtoni kalori.

Uji me limon funksionon gjithashtu si diuretik natyral dhe parandalon fryrjen në stomak.

Nuk duhet të pini ujë me limon nëse keni djegie ose ulcerë në stomak, duke qenë se agrumet tek limoni vetëm sa do t’i përkeqësojnë simptomat, thotë Rumsey.

Burimi: Eat Clean / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun