A mund të hajë diabetiku fruta, sa dhe cilat prej tyre?

Ndryshe nga ushqimet e mësipërme, frutat nuk janë krejt të ndaluara. Ato lejohen, por me masë. Nga ana tjetër, kjo nuk duhet kuptuar që diabetiku nuk rron dot pa fruta. Frutat nuk janë ushqim i domosdoshëm. Këtë e themi se ekziston një mendim i gabuar sipas të cilit dieta e diabetikut duhet të përmbajë patjetër fruta, madje ditë për ditë. Eshtë e vërtetë se disa fruta përmbajnë vitamina, por kjo nuk e justifikon e as e bën të detyrueshëm përdorimin e tyre. lekura frut 1Burimi kryesor i vitaminave në ushqimin tonë të përditshëm nuk janë frutat, por zarzavatet, buka, mishi, qumështi dhe prodhimet e tij. Sidoqoftë, ata diabetikë që kanë mundësi e dëshirë të hanë fruta mund t’i përdorin ato në një masë të kufizuar, jo më shumë se 300 gram në ditë (2-3 kokrra mollë ose fruta të tjera, nga ato që përmbajnë 10-15 për qind sheqer).

Ky kufizim është i domosdoshëm, sepse frutat përmbajnë shumë sheqer dhe e keqja është se sheqeri i tyre e rrit menjëherë gliceminë. Për këtë arsye disa fruta, si fiqtë, rrushi, frutat e thata, stafidhet, palat e fikut, kumbullat e thata arrat, bajamet, lajthitë etj., që kanë përmbajtje, shumë të lartë sheqeri, këshillohet të mos përdoren asnjëherë nga të sëmurët me diabet. Mendimi se frutat nuk i bëjnë dëm diabetit është i gabuar. Edhe mollët “e pabëra”, portokallet e “tharta” etj. kanë përmbajtje të lartë sheqeri e nuk duhen përdorur pa kufi, sic bëjnë disa diabetikë që hanë prej tyre një kilogram apo më shumë në ditë. Kjo bëhet shkak për çrregullimin e diabetit. Më shpesh e vemë re këtë gjë te diabetikët e shtruar në spital, të cilëve familjarët dhe vizitorët u sjellin fruta, me mendimin se ato i “kanë të lejuara” dhe “nuk u bëjnë dëm”.

Përdorimi i frutave, sidomos kur teprohet, i bën keq diabetit. Ata të sëmurë që nuk u pëlqejnë apo nuk munden të hanë fruta çdo ditë, nuk duhet ta quajnë këtë si mangësi në dietën e tyre, por përkundrazi lehtësi të saj. Në vend të frutës ata mund të marrin një ushqim tjetër, si patate, qumësht, bukë etj., që përmbajnë sheqerna, por nga ato që thithen ngadalë e s’bëhen shkak për rritjen e glicemisë.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës