A mund të kalojnë në tumor gurët e tëmthit?

Nga mjeku Ilir Kajo

Gurët e tëmthit brenda dhe jashtë mëlçisë kanë edhe patologji të tjera siç janë tumoret. Tumoret ndahen në dy lloje: në tumore beninj dhe malinj. Tumoret beninj janë tumore që kanë sjellje të mirë. Përgjithësisht, nuk e kërcënojnë të sëmurin. Por janë Temthi melcia pankreasidisa forma të tyre që, nëse nuk trajtohen paraprakisht, atëherë mund të paraqesin probleme, mund të degjenerojnë në malinjitet.

Në tumoret malinje kryesori është adenokarcinoma, i cili ka disa forma. Në varësi të formës është edhe agresiviteti që shpreh sëmundja ose kërcënimi që i bën të sëmurit.

Këto mund të jenë tumore të fshikëzës së tëmthit ose të rrugëve të tëmthit. Në varësi të lokalizimit është edhe klinika që në përgjithësi shprehet me veçori që e dallojnë njëra nga tjetra, sepse një tumor për shembull  i pjesës fundore të koledokut, që është doktusi përfundimtar ku derdhet lëngu i tëmthit, pjesa terminale e të cilit është e inkorporuar në kokën e pankreasit, atëherë edhe problemi është më i madh sepse e bllokon derdhjen e lëngut të tëmthit në mënyrë brutale.

Tumoret e rrugëve të tëmthit jashtë fshikëzës problemin kryesor e kanë tek zverdhja dhe tek dhimbja. Dhimbjet janë pak të ngadalshme, dhimbje që shpesh e sjellin të sëmurin me vonesë tek doktori .

Dhimbjet janë diskrete, janë dhimbje bezdisëse fillimisht. I sëmuri, ndonjëherë edhe mjeku, i nënvlerëson këto dhimbje, por duhet pasur kujdes, kryesisht ata të sëmurë që kanë vuajtur nga gurët e tëmthit

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare