A mund të ketë jetë pas vdekjes? Ekspertët: Aktiviteti i trurit vazhdon…

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Jeta mund të vazhdojë edhe pas vdekjes – vetëm se në gjendje gjumi.

Ekspertët kanë zbuluar të dhëna shkencorë që tregojnë se truri i një njeriu mund të vazhdojë të funksionojë edhe pasi ai ka vdekur klinikisht.

Mjekët kanadezë tregojnë rastin e një pacienti, truri i të cilit vazhdoi të funksiononte për 10 minuta pas pushimit të zemrës. Valët e trurit të tij ishin si ato që ne kemi normalisht gjatë gjumit të thellë. Mjekët e përshkruajnë këtë rast si të jashtëzakonshëm dhe të pashpjegueshëm.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti “Western Ontario” në Kanada matën impulset elektrike në trurin dhe rrahjet e zemrës së katër pacientëve pas heqjes së aparaturave me anë të të cilave mbaheshin në jetë.

Në tre prej rasteve, truri pushoi së funksionuar para zemrës. Ndërsa tek njëri rast, truri i pacientit vazhdoi të funksiononte edhe pas pushimit të zemrës.

Tek të katër pacientët regjistrimet e trurit ishin shumë të ndryshme, që do të thotë se të gjithë njerëzit e  përjetojnë vdekjen në mënyra unike.

Eksperimenti ngre pyetje të tjera në lidhje me vdekjen e një njeriu dhe nëse ka mundësi apo kur mund të përdoren organet e tij për dhurim.

Shkencëtarët thonë se është shumë herët për të folur se çfarë mund të thotë kjo për jetën pas vdekjes, sidomos duke marrë në konsideratë se ka ndodhur vetëm tek njëri pacient.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra