A mund të kronicizohet myku?

Vuaj prej vitesh nga një myk në gishtat e këmbës. E mjekoj dhe pas disa kohësh shfaqet përsëri, një herë në thembër e një herë në gishta. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Qendrën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Atëherë, ky pacient ose nuk mjekohet si duhet ose nuk mjekohet deri në fund. Kjo sepse myku nuk është ndonjë sëmundje e vështirë për tu trajtuar dhe nuk ka tendencë të kronicizohet.

Kam përshtypjen se pacienti nuk është i kujdesshëm. Ndoshta përdor dhe këpucë sintetike apo çorape najloni. Do i sugjeroja që pas dushit t’i thajë mirë këmbët apo në darkë kur i lan. Kur e merr mjekimin ta çojë deri në fund. Nëse i bën të gjitha këto dhe përsëri i përsëritet, ndoshta do të ketë nevojë edhe për pak antimykotik nga goja, krahas lyerjes lokale dy herë në ditë.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?