A mund të më sugjeroni një recetë për rënien e flokëve?

Lexoj shumë shpesh faqen tuaj në internet shendeti.com.al bashkë me këshillat që ajo ofron. Kam kohë që kam probleme me rënien e flokëve. Më duket se më bien shumë. A mund të më sugjeroni një recetë për rënien e flokëve, ju lutem.

floke me yndyrePërgjigjet për gazetën “Shëndet+” dhe shendeti.com.al, dermatologia Blerta Gjoni, Poliklinika e Specialiteteve nr.3 në Tiranë

Rënia e flokut është shumë gjenerale dhe ka disa lloj shkaktarësh. Kontakti me mjekun është i domosdoshëm, pasi për të dhënë një recetë, së pari duhet të përcaktojmë shkakun. Rënia mund të vijë edhe si shkak i anemisë, nga mosfunksionimi i tiroides etj, ka shumë shkaktarë, ndaj unë do t’i këshilloja patjetër një vizitë tek mjeku dermatolog.

Ka dhe një gjë, pasi ndodh që vijnë pacientë të alarmuar, jemi në periudhën kur floku ndërrohet, por një vizitë tek mjeku dermatolog do t’ia rekomandoja, pasi vetëm kështu mund ta përcaktojmë diagnozën, për të dhënë dhe trajtimin e duhur.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë