A mund të më zërë përsëri i njëjti grip?

Ja pse nuk është e mundur!

Përshtati në shqip: Kesilda Gjoka

Të jetosh me dikë ose të punosh ngjitur me një koleg gjatë sezonit të gripit ka të njëjtën ndjesi si të një bombë me sahat, kush do të vizitohet nga gripi. Sapo shëroheni nga rrufa, kolegu juaj fillon të teshtijë, ose partneri/partnerja vuan nga dhimbjet e fytit dhe papritur jeni duke pritur për simptomat e tjera që ju mund të keni. Mendoni se e vetmja mënyrë të shmangni gripin për herë të dytë është të izoloheni deri në pranverë.

Por kemi një lajme të mira: Ka pak gjasa t’ju zërë i njëjti grip. E ftohura shakktohet nga viruset dhe kur sistemi imunitar lufton një, ajo ndërton antitrupa ndaj tij.  Edhe nëse hasni copëza virale të vazhdueshme nga i njëjti lloj i gripit që luftuat më parë- në filxhanin e kafesë, në furçën e dhëmbëve ose nga kolla apo e teshtitura e dikujt ngjitur – ka shumë mundësi të mos infektoheni më.

Ndërsa jeni të mbrojtur nga një lloj virusi, nuk jeni të mbrojtur nga 200 viruset e tjera të cilat shkaktojnë rrufen. Dhe nëse partneri/partnerja ose një koleg i juaj ka  një nga virozat,  ju mund të sëmureni ndonëse sapo jeni shëruar.

Ndonëse  nuk keni pse të ndryshoni furçën e dhëmbëve sa herë t’ju zërë gripi (meqenëse nuk mund të ri-infektoheni me mikrobet në furçë nga gripi që kaluat), gjithsesi duhet të përkujdeseni për higjienën e saj. Mund të sëmureni nga furça e dikujt tjetër, nëse ndani të njëjtën, ose thjesht furça juaj ka rënë në kontakt më furçën e tij/saj.

Duke patur këtë parasysh, një dezinfektim me ujë të valuar të furçës për të mbrojtur partnerin/partneren tuaj nga infeksionet kur ju keni kaluar një ftohje apo grip. Dhe nuk ka rëndësi nëse keni qenë apo jo të sëmurë, zëvendësoni furçën çdo tre-katër muaj ose më herët nëse furça fillon të ashpërsohet.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Çaji i zi apo ai jeshil: Cili ndihmon më shumë në humbjen e peshës?
Ky është shteti i parë në BE që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët